Panik për terrorizëm edhe në Bosnjë: Një person vret dy ushtarë, më pas veten

Saimir Lleshi

Dy ushtarë të Forcave të Armatosura në Bosnjë u vranë mbrëmjen që lamë pas. Krimi ndodhi në periferi të Sarajevës, kur një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të tyre.

Personi i armatosur hapi zjarri ndaj një autobusi të transportit publik, ndërsa nga ngjarja mbetën të plagosur edhe dy civilë si dhe një ushtar. Agjencia lajmeve “Dnevni Avaz”, në Bosnjë bën me dije se personi i armatosur ka vrarë më pas veten.

Menjëherë janë mbledhur në një takim urgjent krerët e qeverisë dhe përgjegjësit e forcave të sigurisë. Forcat e armatosura janë vendosur në gjendje gatishmërie, ndërsa janë rritur masat e sigurisë në të gjitha komplekset ushtarak.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *