Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në kryeqytetin e Filipineve në Manila, ku janë të pranishëm liderët botëror në Samitin e tregtisë rajonale APEC.
Mijëra njerëz, studentë dhe punëtorët janë përleshur me forcat e policisë, të cilët kanë përdorur pompa uji për të shpërndarë turmën.
Protestuesit u mblodhën në afërsi të zonës ku po mbahet samiti. Protestuesit hodhën parulla kundër tyre, duke i akuzuar liderët se po përfitojnë nga vendet e varfra, duke i shfrytëzuar burimet e tyre.
“APEC dhe nga globalizimi kanë përfituar vetëm vendet e pasura, ndërsa varfërojnë më tej vende në zhvillim si Filipinet”, tha për Associated Press udhëheqësi i protestave, Renato Reyes.
Dhjetëra mijëra ushtarë dhe policë janë tashmë në këtë qytet për të mbrojtur ndërtesën ku zhvillohet Samiti dhe sulmet e mundshme terroriste.
Rëndësia e samitit është errësuar disi për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale me Kinën për Detin Jugor të saj. Samiti ka dënuar gjithashtu edhe sulmet terroriste në Paris./Dita/
