Ministri i Brendshëm Flamur Noka do të jetë kryesuesi i listës së kandidatëve të PD-së për deputet në Qarkun e Kukësit.
Lajmi është konfimuar sot nga kryetari i Partisë Demokratike në këtë qytet, Ibsen Elezi. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Elezi theksoi se, “PD do arrijë të marrë 4 mandate në Kukës, Has dhe Tropojë”.
Ai shtoi se PD është një forcë politike që del para elektoratit me premtime të mbajtura.
