Programin e opozitës për tatimin mbi të ardhurat e miraton qeveria

redaktor

Hiqet tatimi mbi pagat deri në 30 mijë lekë. Komisioni i ekonomisë dhe financave ka miratuar ndryshimet në projektligj vetëm me votat e mazhorancës.

Sipas zv.ministrit të Financave Alfred Rrushaj nga kjo lehtësi do të përfitojnë rreth 220 mijë persona ndërkohë që efekti në buxhet do të jetë 2.5 miliard lekë.

Opozita e kundërshtoi këtë ndryshim në këtë moment duke propozuar tatimin mbi të ardhurat në bazë të fashave të pagave. Kjo shkaktoi një sërë debatesh në komision.

Një tjetër ndryshim në projektligj i cili u miratua vetëm me votat e mazhorancës ishte taksat për antenat në hapësira publike.

Edhe ky ndryshim hasi në debate pasi opozita akuzoi se nuk veprohet njëlloj për të gjitha kompanitë.

Heqja e tatimit mbi të ardhurat deri në 30 mijë lekë synon që të rrisë konsumin i cili kohët e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Kjo nisme eshte pjese e programit te opozites per vendosjen e takses progresive por me sa duket edhe qeverise i eshte dukur si ide interesante.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *