Clinton: ISIS-i mposhtet me trupa në terren

redaktor

Sulmet e Parisit vendosën më fort se kurrë ISIS-in në agjendën e kandidatëve për presidentë në Shtetet e Bashkuara.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton deklaroi se ISIS është zemra e terrorizmit modern dhe duhet të luftohet në tri shtyllat e tij.

“Një enklavë në Irak dhe Siri, një rrjet ndërkombëtar terrorist që shkon përtej rajonit të kësaj enklave dhe një lëvizje ideologjike e xhihadizmit radikal. Këto të trija duhet të luftojmë dhe t’i mposhtim”, tha Clinton.

Ish-sekretarja e Shtetit është distancuar nga strategjia e Barack Obama-s për të mposhtur ISIS-in. Ajo nuk përjashton dërgimin e trupave në terren, megjithëse jo në masën e parë në Irak dhe Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara janë në këtë luftë me ISIS-in prej më shumë se një viti, ndaj është koha për një fazë të re dhe më të përshkallëzuar të përpjekjeve tona”, tha Clinton para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë të Nju Jorkut, transmeton Top Channel.

Terrorizmi është vendosur në qendër edhe të kandidatëve republikanë. Donald Trump reagoi përmes një deklarate kontraverse duke thënë se “nëse do të zgjidhej president, mund të mbyllte të gjitha xhamitë në Shtetet e Bashkuara”.

Share This Article
3 Comments
  • Z.Donald Trump!
    Jo ti mbyllesh po ti shuhash ne temel.Qe te mos kete arkeolog te gjeje as fare as nishan as kurrfare gjurmet ne ato troje.
    Pikrisht vetem per kete sipermarrje meriton te zgjidhesh president i USA.Por kam iden qe cdo myslimani nese i ndigjoni thirjen “Allahu Ikber” te arrestohet,ti hiqet nenshtetesia dhe brenda 24 orve te shduket nga Amerika.Per mendimin tim kjo asht teper paqesore qe nuk ka te baj aspak me krim.Po pergjigje krimit te “Allahu Ikberve”.

    • “Allahu ekber” eshte thirrje shekullore dhe tani kjo thirrje eshte njollosur nga vrases te pameshirshm, nga njerez qe nuk kane asnje te perbashket me kulturen e islamit perkundrazi e kane njollosur ate ne syte e mbare botes me krimet e tyre mesjetaree te pergjakshme !
      Cdo lloj pergjithesimi qe i beni myslimaneve eshte nje gabim qe çon uje ne mullirin e terrorit ! Prandaj te luftojme terroristet e cdo lloji jo myslmanet !
      Donald Trump ska per tu bere kurre president i USA-se me keto idera halucinante qe i vine ne mendje ! Ndersa politika Amerikane ne rajon eshte pergjegjese per kete situate ne siri !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *