Mali, merret peng hoteli me 140 persona, dyshohet për akt terrorist

Saimir Lleshi

Një hotel në kryeqytetin e Malit në Afrikë është marrë peng, ndërsa besohet se 140 persona janë të “mbyllur” brenda hotelit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se hoteli “Radisson”, në kryeqytetin Bamako, u mor peng nga grupe terroriste. Pengjet janë izoluar në hotel dhe është e vështirë dalja e tyre.

Dyshimet e para janë për një akt terrorist, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara.

Pengmarrësit dyshohet se janë dy persona. Forcat ushtarake të Malit kanë rrethuar hotelin në Bamako dhe po punojnë për lirimin e pengjeve./Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Republika e Malit ne Afriken Perendimore ka qene koloni franceze dhe per shume vite me radhe ne kete vend te pasur afrikan kane pubuar me sukses firmat franceze per perftimin e diamanteve dhe uraniumit, qe kohet e fundit ka ngjallur interes te vecante edhe per CIA-n edhe per KGB-ne ruse dhe atje ku perplasen keto agjensi famoze spiunimi shpejt a vone i del edhe TYMI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *