Trupi i pajetë i një tjetër gruaje është gjetur në qytezën Saint Deniz në periferi të Parisit.
Autoritetet franceze thanë se një pasaportë e gjetur gjatë bastisjes së një banese mban emrin e Hasna Aitboulahcen, e cila shpërtheu veten gjatë operacionit policor.
Megjithatë, trupi i gjetur nuk është identifikuar ende.
Ajo ishte kushërira e organizatorit të dyshuar belg Abdelhamid Abaaoud, për sulmet në Parisi, që u vra gjatë bastisjes. Sulmet e së premtes së shkuar në Paris lanë pas 129 persona të vdekur dhe qindra të plagosur. /Dita/
