Massimiliano Allegri nuk kërkon alibi. Në konferencën për shtyp në vigjilie të supersfidës së javës së 13-të të Serisë A, mes Juventusit dhe Milanit, trajneri i bardhezinjëve deklaroi se skuadra e tij do të zbresë në fushë vetëm për të marrë tre pikët. Pas sukseseve ndaj Torinos dhe Empolit, Juventusi ndaj Milanit do të kërkojë ta cojë në tre numrin e fitoreve radhazi për të ngjitur të tjera pozicione në tabelën e klasfikimit.
” Objektivi i vetëm për ne është fitorja, pasi ata janë përpara në renditje dhe duam ti parakalojmë. Gjithsesi edhe pas kësaj sfide do të mbeten edhe 25 ndeshje të tjera për të luajtur, plot 75 pikë në lojë. Kjo ndaj Milanit do të jetë një ndeshje shumë rëndëisshme për ne por jo vendimtare. Të Mërkurën përballë Manchester City-it në Champions do të luajmë një tjetër ndeshje që vlen shumë”.
Problemet me dëmtimet kanë shqetësuar jo pak Allegrin në këto ditë. Gjithsesi trajneri 47-vjecar kur u pyet për këtë cështje u shfaq shumë i qetë.
” Gjëndjen e Buffon do ta vlerësojmë deri në momentin e fundit, Giggi nuk asgjë serioze por nuk dua zhbilancohem në lidhje me të. Lichtsteiner dhe Mandzukic janë bashkuar me grupin. Caceres është në pikëpyetje ndërsa Asamoah për shkak të një problemi në gju do të mungojë për 10 ditë”.
Por si vjen Juventusi në këtë ndeshje që do të luhet menjëherë pas akteve terroriste që masakruan Parisin?
” Ky është një moment delikat në historinë e Botës. Gjithsesi do të luajmë në kushtet e sigurisë më të mira të mundshme. Kam menduar shumë për futbollistët e Juventusit që ndodheshin në Paris atë ditë dhe për personat që humbën jetën. Shpresoj që ndaj Milanit të jetë një ndeshje e bukur futbolli”.
