Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako priti në Vlorë në një takim pune Drejtorin e Policisë së Maqedonisë, Gorançe Savovski.
Ky takim edhe pse u zhvillua në frymën e takimeve të zhvilluara më parë me policinë maqedonase, në fokus të diskutimeve kishte luftën kundër terrorizmit.
Të dy drejtorët e policive respektive diskutuan për shkëmbimin e informacioneve për elementë me prirje dhe tendenca radikale apo terroriste, masat që duhet marrë për ti mbajtur nën kontroll.
Kreu i Policisë Maqedonase ka theksuar se lëvizja e një numri të madh të emigrantëve në territorin Maqedonas rrit mundësinë e kriminalitetit.
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka garantuar homologun e vet se tek policia shqiptare do vijojë të gjejë një partner të besueshëm.
