FOTOT / Sqarohen pamjet që shkaktuan panik: Të rinj që xhironin një videoklip muzikor

Dita

Tirana është e blinduar së fundmi nga forcat policore dhe ato të antiterrorit pas kërcënimeve se mund të jetë objektiv i ISIS.

Por disa foto të përhapura këtë të shtunë paradite u duk se sfiduan lehtësisht të gjitha masat e shtuara të sigurisë.

Fotot ishin bërë nga deputetja Mesila Doda dhe u përhapën në mënyrë virale në rrjet.

Ato tregonin një grumbull njerëzish në të zeza mbi makina që ecnin në segmentin e Unazës së Re të Tiranës që të çon drejt qendrës tregtare “Tirana East Gate”

Fillimisht u përfol se ishin montazh, madje vetë deputetja Doda e fshiu statusin e saj nga Facebook.

Vetëm pas disa orësh u sqarua gjithçka.

“Xhihadistët” ishin të rinj që po xhironin videoklipin e një këngëtareje me emrin Ronela Hajati.

Policia i ka ndaluar për shkelje të rregullave të sigurisë në rrugë. / Dita /

Postimi i deputetes Doda
Postimi i deputetes Doda
Sqarimi i këngëtares Hajati
Sqarimi i këngëtares Hajati

 

 

Share This Article
17 Comments
  • Me mire te mirren masa paraprake e te tremben njerzit nga pamja apo ta leme ne heshtje e pastaj te humbim jete njerezore?Sejcili flet si t,i teket por ceshtja eshte per shumicen e jo per disa qe ndoshta u pelqen te perhapin panik vete.

  • Po edhe keta…
    Duhet te jesh komplet trap te besh xhirime te tilla pikerisht ne ditet qe njoftohen masa te shtuara sigurie
    Njerez te shkeputur nga realiteti, komplet idiote

  • po shko moj q, u debile. make love thote. care femer paska gjetur menyren per te bere video.
    Dhe prit art nga keto buce.

  • Nje dyshim i vogel nga policija dhe do ju shkonte koka.
    Dashte zoti e ishit ne Tirane dhe jo ne Paris apo Bruksel.

    Marri!!!

  • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahahhahahahahah
    zbarkoi ISIS ne TR dhe pilici e merr vesh nga fb
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahahahhahahah, cfare gazi ,cfare shteti
    policia qe duam 😛

    kjo arixhofka e tallavase me kete spjegimin [gazetar jo sqarimi]
    dergojeni ketej nga Brukseli te bej keto karagjozlleqe se do jete vidioklip …origjinal

  • Mersila se le vete baben e saj Berishen e ndjek hap pas hapi ne fbsi te lajthitur qe jane te dy.Po te ishin te veshur te gjithe si Olta kavajotia ado te te shqetesonin moj buce pazari ,keni frike nga cdo gje se jeni futur thelle ne vjedhje korupsion e krim pasaj.

  • Sinqerisht qe mendoj se ne Shqiperi ka shume idiote, duke filluar nga kjo Palma del Mesila qe politika i ka zene deren, dhe ju te medias qe nuk e vrisni mendjen fare. Ne kete moment te japesh nje njoftim te tille, eshte njelloj si te hapesh gropen e varrit vete. Nje njoftim i tille disa minutash, duhen vite te tera qe ta kompensosh per te hequr namin e keq te te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *