Në emër të kujt?

redaktor

Bujar Cani

Letër e nënshkruar

 

Në emër të kujt kërkoni të merrni pushtetin, në emër të kësaj Shqipërie që e latë të mjerë, të drobitur, të vjedhur, të shkatërruar, të shitur? Në emër të të burgosurve e persekutuarve politikë që i keni përdhosur?

Në emër të që u vranë, u ngujuan dhe ngelën analfabetë e të pashpresë për jetën? Në emër të 26 vetave të vrarë në Gërdec e qindra të tjerë të plagosur e sakatuar? Në emër të asaj Shqipërie të vitit 1997?

Në emër të kujt kërkoni ta merrni pushtetin, në emër të atyre te katër të vrarëve më 21 Janar 2011, që i vrave ti, garda jote?

Dhe ja po ta them unë, në emër të askujt, sepse ju e paria juaj keni dëmtuar më shumë se çdo forcë tjetër politike interesat tona kombëtare, interesat e popullit e kombit, prandaj e mira juaj është të heshtni, të mos dilni më në publik e t’u kërkoni falje për ato që i keni bërë kësaj Shqipërie.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *