Opozita në Kosovë përgatitet për protesta

redaktor

Strukturat e tri subjekteve opozitare në Kosovë janë mbledhur në një tubim të përbashkët në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për të diskutuar për kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi dhe për organizimin e manifestimit protestues që kanë thirrut më 28 nëntor.

Në tubimin e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës marrin pjesë drejtues dhe aktivistë të opozitës.

Në këtë tubim të opozitës mungoi deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli të cilët jamë duke u kërkuar nga Policia për t’u arrestuar.

Dhjetëra policë të njësive speciale ndodhen përreth Pallatit të Rinisë duke parë nëse në këtë tubim po qëndrojnë deputetët për të cilët ka fletë-arreste.

Share This Article
1 Comment
  • Vazhdoni te luftoni kunder Zajednices., nese kane ngelur pak burra ne Kosove..
    Se ne Shqiperi nuk ngrihet njeri per detin qe Ramiu po e shet te greket.
    Kane vdekur shqiptaret, jane te mbaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *