Sa të sigurta janë ushqimet që konsumohen në vendin tonë?! Sipas një video-skandali të publikuar në emisionin ‘Oktapod’, nuk janë aspak të sigurta. Gazetari i emisionit mundi të fshijë datën e skadencës në disa lloje të ndryshme produktesh vetëm me ndihmën e një llaku flokësh, dhe më pas i vendosi një datë të re skadence, duke përdorur një vulë të blerë në treg.
Nga të gjitha provat e kryera përpara kamerës, të vetmet produkteve që nuk mund t’iu fshihej data e skadencs, ishte një konservë perimesh e importuar nga Maqedonia dhe një lëng, data e skadencës e të cilit ishte gdhendur tek shishja.
Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa ka mjaft persona që kanë praktikuar profesionin e shitësit dhe kanë pohuar se e kanë bërë diçka të tillë në vendet ku kanë qenë të punësuar.

Mire bejne!! Ne jemi popull i skaduar, fene te na luajne, nje populli qe i marrin teritore dhe nuk reagon, datat e skadences se ushqimeve nuk jane gje fare.
Bravo gazetari dhe emisioni!
S ESHTE NDONJE GJE E RE…..TE GJITHE E DIN QE BEHET KJO.KOMBINATI ESHTE BER KOMBINAT PER PRODUKTE TE FALLSIFIKUARA TE C DO LLOJI.NE HAM NISESHTE PER DJATH PIM PIJE TE SKADUARA DHE ME KEQ ME NGJYRUS DEMODE.HAM BUKE TE NJE CILESIE QE VETEM ATA QE E GATUAJNE E DIN.NE THITHIM AJER QE VETEM AJER SESHTE.PERFUNDIMI.SHTETI S KA EKZISTUAR KETO 25 VJET DHE VAZHDON INEKZISTENCA E TIJ……DO DALIN NJERZIT TE GJITHE NGA ELBASANI( TE ME FALIN ATA NGA ELBASANI) POR KESHTU ESHTE E VERTETA E KESAJ GJELLE QE PO NAKATOSIM.DUHET LIGJ POR DHE ZBATIM LIGJI PA DALLIM.POR KUR DO FILLOJ.
O pesimist jam dakord me ty. Po keta vrases ne kohe ku dhe çfarë hanë, pijnë, thithin ajër?
Po fallsifikohen pasaportat per jashte shtetit pa pike problemi dhe jo nje pakete ushqimi.Kemi te bejme me vendin me te korruptuar dhe me njerezit me te etur per te bere para me cdo mjet qofte edhe me jeten e qytetareve prandaj kush i ka syte ne balle ti bleje produktet tek fshatari qe njeh dhe qe e din se si i prodhon ato produkte.Atehere do ti vene ndoshta gishtin kokes firmat kriminale shqiptare qe duan vetem fitim dhe asgje tjeter kur te shikojne se produktet qelbesira do ju mbesin ne dyqane.Aty ku shteti eshte i korruptuar aty lulezon edhe fallsifikimi dhe cdo mashtrim tjeter.Shkurt eshte nje vend i pa shprese dhe e tregojne njerezit qe nuk duan te rrine ne shqiperi por te ikin nga syte kembet.
Data e skadenes,hajde shqip hajde…