Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk ndodhet sot për një vizitë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit.
Gjatë ditës, Tusk do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Vizitën e tij 24 orësh, ai e bëri publike në Twitter, ku deklaroi se do të vinte në Tiranë për të takuar kryeministrat e tre vendeve të rajonit të Ballkanit.
Temë e takimeve me tre liderët e Ballkanit, sipas Tusk pritet të jenë çështjet e emigracionit në Ballkan dhe BE po ashtu edhe ardhmëria e lëvizjes së lirë në Shengen. /Dita/
