Lufta e përgjakshme e Bosnjës përfundoi me një marrëveshje të nënshkruar në Dejton dhe që quhet Marrëveshja e Dejtonit, marrëveshje e cila praktikisht e ka lënë Bonjën në një shtet të paralizuar.
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua më 21 nëntor të vitit 1995, presidentët e atëhershëm të BH-së, të Kroacisë dhe Serbisë, Alija Izetbegoviç, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviç.
Me marrëveshjen e arritur në bazën ushtarake në Dayton, pas negociatave trejavëshe me ndërmjetësimin amerikan, BH-ja u nda sipas parimit 51 për qind për Federatën e BH-së dhe 49 për qind për Republika Srpska, në ndërkohë të formimit të distriktit të veçantë, Bërçko.
Marrëveshjen e arritur në Dayton, Millosheviçi, Tugjmani dhe Izetbegoviçi e nënshkruan zyrtarisht tri javë më vonë, më 14 dhjetor 1995 në Paris.
Edhe pse nuk i përket një epoke të lashtë, dokumenti origjinal ka humbur. Të gjithë nënshkruesit kanë ndërruar jetë, dhe gjithashtu edhe ish-i dërguari ndërkombëtar për Ballkanin dhe “autor” i Marrëveshjes së Daytonit, diplomati amerikan Richard Holbrook.
Bosnja ka tre kryeministri dhe tre presidentë, çka asnjëri prej tyre nuk mund të marrë vendime pa qenë dakord edhe tjetri.
Kryeministrat dhe presidentët vijnë nga tri komunitetet si boshnjakët, serbët dhe kroatët. Boshnjakët myslimanë janë shumica e popullsisë e më pas vijnë serbët. /Dita/
