Kapet në Itali Fatmir Llani

anazapta

Gjatë varrimit të të birit 9-vjeçar Jetmiri premtoi gjakmarrjen.

Jetmir Llani u arrestua të martën nga policia italiane. I akuzuar për dy vrasje dhe një plagosje në Mamurras, ai u vu në pranga pas bashkëpunimit mes dy shteteve. Dhe duket se ndoshta këtu do mbarojë gjakmarrja mes familjes Llani dhe Shkreta.

Nga mediet italiane bëhet e ditur se pas marrjes së informacionit se Llani kishte të afërm në Firence, nga ana e policisë kanë nisur edhe hetimet. Agjentët mundën të viheshin në gjurmët e tij dhe pas një sërë informacionesh që siguruan vendndodhjen e tij, shkuan për ta arrestuar. Ai po udhëtonte me një makinë në një nga rrugët e Firences kur u ndalua.

Llani akuzohet për vrasjen e Mark Shkretës, Gentian Shkretës dhe plagosjen e Emanuel Shkretës. Vrasjet u kryen pasi dy nga djemtë e familjes vranë djalin 9-vjeçar të Llanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *