Celine Dion këndon “Hymne a L’Amour” për nder të viktimave në Paris

Saimir Lleshi

Këngëtarja e famshme Celine Dion do të këndojë për nder të viktimave të Parisit, gjatë ceremonisë së Çmimeve Muzikore Amerikane (AMA), që mbahet sonte në Los Anxhelos.

Celine Dion do ta interpretojë këngën “Hymne a L’Amour” të këngëtares franceze, Edith Piaf, interpretim i cili do të bëhet në gjuhën franceze.

Producenti i Çmimeve Muzikore Amerikane, Larry Klein, tha se me këtë ceremoni dëshirohet të tregohet solidaritet. Edith Piaf e ka shkruar këngën “Hymne a L’Amour” (Himni i Dashurisë) për nder të të dashurit të saj boksierit, Marcel Cerdan, i cili pat gjetur vdekjen në një aksident ajror në vitin 1949.

Moderatore e ceremonisë në Teatrin Microsoft do të jetë këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ndërsa pjesëmarrës do të jenë edhe yjet muzikore, Justin Biber, Ariana Grande, Gwen Stefani, e të tjerë. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *