Gjashtë qarqe problematike nga reshjet e dendura të shiut, dëme të shumta

Saimir Lleshi

Reshjet e dendurave të shirave dhe moti i keq kanë shkaktuar një situatë të rënduar në disa zona të vendit, me përmbytje nga uji, mungesë energjie elektrike, dëmtime të urave, bllokime rrugësh për shkak të inerteve etj. Krahas kësaj, ka patur dëmtime edhe tek prona e banorëve, si shtëpitë etj.

Në bazë të të dhënave nga Shtabet e Emergjencave në Prefektura si dhe të informacioneve të grumbulluara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile, problemet paraqiten si më poshtë:

Qarku Tiranë:

– Ka pasur probleme të përmbytjes nga uji në zonat përballë ish ekspozitës “Shqipëria sot”; në Kodër Kamëz rruga “Rustem Haklaj”; si dhe në Yzberisht, rruga “Riza Juka”.

Në vendngjarje është dërguar automjet zjarrfikës për thithjen e ujit dhe punonjës nga bashkia e Tiranës dhe struktura të tjera për normalizimin e situatës.

Prezencë uji ka edhe në disa rrugë kryesore të qytetit Tiranë dhe në zonat përreth.

– Tek ish-stacioni i trenit rruga “Karl Gega” ka një shembje dheu në një gropë pallati. Po merren masa urgjente nga Njësia Administrative për ndërhyrje në këtë situatë.

– Autostrada Tiranë-Durrës, është përkohësisht me trafik të rënduar për shkak të prezencës së ujit në autostradë. Po punohet në bashkëpunim me Drejtorinë e ARRSh për normalizimin e situatës.

– Në lagjet Kombinat, Yzberisht, Kashar, dhe Paskuqan ka ndërprerje të energjisë elektrike. Grupet e OSHEE janë në terren për riparimin e difekteve.

 

Qarku Kukës:

Për shkak të reshjeve që vazhdojnë me intensitet të lartë, ka pasur ndërprerje të energjisë dhe inerte në mjaft prej akseve rrugore. Nga erërat e forta është dëmtuar në disa vende edhe sinjalistika rrugore.

Problem është rrëshqitja e aksit rrugor Kukës-Bushtricë Km 29 dhe rrëshqitja e aksit Krumë-Qafë Prush në vendin e quajtur Bregu – Vlanës.

Është dëmtuar një biznes në Bashkinë Has, si dhe dy stallë bagëtish në fshatin Domaj.

Megjithatë në territoret e Bashkive nuk ka bllokim të qarkullimit.

Ka ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i erëra të fuqishme që kanë goditur linjat e tensionit të mesëm e të ulët duke shkaktuar këputje telash dhe rënie shtyllash.

Aktualisht janë pa energji:

Rrethi Kukës – Njësia Administrative Arrën, Kalis, Grykë Çaj, Malzi, Zapod, Shishtavec, Topojan.

Rrethi Has – Njësia Administrative Fajza, Gjinaj (tre fshatra), Golaj (dy fshatra).

Rrethi Tropojë – Lekbibaj, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Bytyç.

 

Qarku Dibër:

Në njësinë Administrative Lurë, ka humbur jetën shtetasi Adil Vladi 27 vjeç, i cili ishte duke pastruar një kanal uji në hidrocentralin Lura 1, Lura 2, në Armollë. Sipas informacioneve ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit. Po punohet nga strukturat e policisë dhe banorët për gjetjen e trupit të shtetasit.

Problem në të gjithë qarkun mbetet furnizimi me energji elektrike, pasi ka disa fshatra të Dibrës dhe mjaft zona të rrethit të Matit ku mungon energjia elektrike.

Nga an tjetër, megjithë reshjet e dendura, nuk ka pasur dëmtimeve në infrastrukturë apo rrëshqitjet të dherave ndërkohë që të gjithë akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Vetëm në dalje të Burrelit, ka një dëmtim të rrugës nacionale nga rreshqitjet. Po punohet nga bashkia Mat me dy fadroma për hapjen e rrugës.

Qarku Durrës:

Probleme më të rënda janë konstatuar në Fushë-Krujë përkatësisht në fshatrat Zezë, Tapizë, Nikël pati fryrje të lumit Zezë, i cili depërtoi në disa banesa në dy lagjet e fshatit Zezë, që janë pranë lumit. Uji dëmtoi dhe një pjesë të rrugës pranë urës që lidh fshatin Vrion dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe këmbët e urës së fshatit Zezë. Tashmë niveli i lumit ka rënë. Në Fushë-Krujë pati fryrje të lumit tek ura kryesore e qytetit.

Në zonën e Cudhisë ka rrëshqitje dheu në rrugën e Bruz Malit dhe të Shkretës. Hidrovori i Porto Rromanos dhe ai Hamallaj janë në gatishmëri dhe situata është pa probleme.

Qarku Shkodër:

Njoftohet se në zonën e Malësisë së Madhe, Kelmendit, Kozhnje e Pronjet janë dëmtuar dy ura që lidhin fshatrat Kozhnje, Nikç e Vukël.

Qarku Gjirokastër:

Në fshatin Petran, të bashkisë Përmet, si rezultat i motit të keq dhe erës së fortë, është dëmtuar një stallë bagëtish në pronësi të një shtetasi.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, brigadat e OSHEE po bëjnë maksimumin për riparimin e defekteve brenda një kohe të shkurtër. Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe në terren po punon një personel prej 1650 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 26 grupe për ndjekjen e regjimit të punës dhe 26 inxhinierë të sigurisë në punë. Aktualisht po furnizohen me energji elektrike të gjithë hidrovoret dhe qendrat spitalore. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • *********************************************************************

    SHQIPERIA mbytet … dhe ankoheni Ju …. pse ?

    Sepse Sali Bisha,
    25 vjet la “RRUMPALLE” me levizjet pa kontroll …

    dhe te gjithe JU te ardhurit me kazma dhe arme ne duar i kthyet ne “RRUMPALLE PERSONALE” gjithe hapesirat e TIRANES dhe SHQIPERISE …

    … 25 vjet “RRUMPALLE” pallate dhe gjithe ndertesat i bete mbi kanalizime dhe puseta duke mbuluar dhe zhdukur me llac dhe pluhur gjithe trotuare dhe rruget …

    Mos ja kerkoni QEVERISE por Sali Bishes me kompani, qe ju la te shkaterronit dhe varrosur gjite kanalizimet e TIRANES dhwe SHQIPERISE …

    TANI ESHTE VONE, KESHTU DO NDODHE SA HERE TE BJERE SHI NE SHQIPERI !

    ***********************************************************************

    • Po keto 25 vite te kishit mesuar notin …
      Sa mire per vehte SALEHU eshte bere notar i famshem
      Dhe ai qe ka ardhur nga malet…!

    • rilindiot
      shkruaj dhe emrin se mire idiot qe je ,po ngjan dhe si kopil

      tani rrrrrrrrrrrilinden ,ne 2 vjet mor shoke nuk lame me palma pa mbjelle
      fasada pa lyer dhe ekspozita pa hapur
      nuk e di ku e cuam borxhin e FMN , vetem per kollare e fasada
      dhe Saliu gezon shendet te plote ,ne zbor ju con cdo te enjte ,gjitha dosjet me vjedhje e abuzime i hengrem perseri ,se ne
      nje Mmmmmmet e ndar ne gjysem jemi
      njeher jane ata ,vjedhin dhe vijme ne …po pse cfare do bejme …po do vjedhim me lezet tha ai torollaku i rrrrrrrrilindur
      Panariti aty ka ngele si relike ,pedagog i rrrrilindur me tezen “Bar do hame ”
      nuk lexova as dje dhe as pardje ndonje dekllarate nga ky rilimuti minister
      ku te lajmerohej popullsia qe do permbytet …per cfare e merr rrogen ???

      o filioloqylist ,po mjaft mor rilindjot ,mjaft se te ngeli gjuha si ne kohen e pushtetit popullor ,po mir ateher se te benin brigadier ,po sot cfare mmmmmmmmeten do qe llap ???
      se mos harroj ,ishte ne pushtet dhe Nano bixhozi ,bashke e keni rrrrrrrrilindur

      vone vetem per nje gje eshte
      pse nuk po e marrin zvarre ende ate bojaxhiun e droguar ….
      vetem kjo eshte fatkeqesi !!!

  • Duhet urgjentisht Te pastrohet lumi lanes ne tirane nga ura e teknollogjikut (pallati me shigjeta) deri ne derdhje .qe Te beje Te mundur terheqjen e ujrave Te pjeses perendimore Te tiranes.kete Te shofi z.veliaj e ti leri per me vone zbukurimin e fasadave etj,etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *