Iran, dënohet gazetari i Uashington Post i cilësuar si “spiuni amerikan”

Saimir Lleshi

Gazetari i Uashington Post është dënuar nga një gjykatë në Iran. Jason Rezaian është dënuar me burg, pa ia përcaktuar vitet e dënimit, duke e shpallur atë fajtor për spiunazh.

Zëdhënësi i Gjykatave në Iran në konferencën e përjavshme për media, tha se gazetari është dënuar me burg, por preferoi të mos jepte detaje të tjera. Sipas tij, vendimi ende “nuk është finalizuar”, pasi mund të pritet apeli.

Agjencia Associated Press raporton se Leila Ahsan, avokate e gazetarit Rezaian, ka thënë se ajo nuk është informuar për vendimin. Më 11 tetor, Jason Rezaian, i cili ka shtetësi iraniane dhe amerikane, është dënuar, por nuk janë dhënë kurrfarë detajesh.

Jason Rezaian ishte shef i zyres së Washington Postit në Teheran. Televizioni shtetëror iranian vazhdimisht i referohet gazetarit Rezaian si “spiun amerikan”. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga Washington Posti dhe familja e gazetarit Rezaian.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *