Rama: Mirënjohje për Kongresin e Manastirit

Dita

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen e tij në 107-vjetorin e Kongresit të Manastirit, për intelektualët shqiptarë që unifikuan alfabetin.

“Nderim dhe mirënjohje sot, në 107-vjetorin e Kongresit të Manastirit, falë të cilit shqiptarët e këtej dhe andej bjeshkëve, u bashkuan në një alfabet, më pranë pavarësisë, më pranë Evropës. Një përqafim të veçantë vëllezërve tanë shqiptarë në Maqedoni”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur udhë edhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më pas.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *