Kam një jetë-ju kam treguar,
gjithë zullumet e shtetit,
ju më thoni zëmëruar:
“Lëri përrallat e poetit!”
Kam një jetë-jam torturuar,
sytë t’ju hapja sadopak,
ju me shpirt kini mallkuar:
“Mos na nxirr nga ky batak!”
Kam një jetë që ju kam dashur,
dhe pse ju s’më deshët kurrë,
dhe tani që u është trashur,
shuall e shkreta lëkurë…
Në zenith të ulërimës,
nuk ju thosha një gënjeshtër,
se pas shiut-suferinës,
do të binit prapë në breshër!
Një jetë duke bërtitur,
kreshpëruar porsi zjarri,
ju nga llumi s’jeni ngritur,
më të bindur se gomari!
Ju kanë shkelur-ju kanë tallur,
porsi mizat-more njerëz,
ju të vdekur-të pakallur,
zgjodhët që të vdisni skllevër!
Kot gjëmoj me zë të dredhur,
shkuan kot këngët e mia,
për fatin që kini zgjedhur,
s’ka ç’ju bën as Perëndia!
Tirania gjithmonë tallet,
me një popull të përgjumur,
porsi djalli i dredh vallet,
përmbi njerëzit e përgjunjur!
Në çastin që lë qëndresën,
frymë merr-por nuk jeton,
tirania ngre fortesën,
përmbi turmën që duron!
Këtu po durojmë shumë,
gjer të shkelur keq me këmbë,
kur s’duhet të flini gjumë,
bëni gjumin më të rëndë!
Unë ju ftoj në rebelime,
dhe s’jam një karrige thyer,
por se qeveria ime,
ju ka tallur-e gënjyer!
Përmbi qafë ju ka hipur,
dhe çdo ditë ju thith gjakun,
po kur je ti kaq i shtypur,
as guxon të kalosh pragun!
As guxon të kalosh pragun,
jo më të dalësh në sheshe,
se askush nuk ta merr hakun,
po nuk ngrite vetë rrebeshe!
Për të shembur tiraninë,
lufto fort në këtë jetë,
gjersa në pushtet të vinë,
shërbëtorët e vërtetë!
Njëzet vite klikë pas klike,
ju kanë mbytur veç me rrena,
ndaj kjo klasë politike,
duhet të dalë nga skena!
Të lodhesh duke kërkuar,
më keq nga këta nuk gjen,
nuk gjen dot kaq të mallkuar,
me të ligën në çdo gen!
Thamë se ditë e asaj Vere,
një dritë për neve hapi,
po për dreq dhe kësaj here,
vamë si cjapi tek kasapi!
Dritëz në tunel kërkuam,
për të ardhmen shqiptare,
gjersa një ditë e kuptuam,
se tunel nuk kishim fare!
(Vijon në një tjetër ditë)

Ne e kemi treguar se ngrihemi vetem per te mbrojtur udheheqesit tane te dashur dhe nuk lejojme asnje qe te na i preke pa sa per te drejtat tona nuk ngrihemi kurre sepse jemi mesuar me skllaverine.
E ka thene dikur i pari
Dhe ti Ben duhet te dish
Miletit te te thote babe
Nenen duhet qe t’ja …ish
Ne vite me kete skeme
Ka funksionuar shqiptari
Prandaj s’eshte njeri me gjak
Po thjesht nje cope rrote ..ari
dale mo dale
po prit se do rrrrrrrrrrrrilindin …si proces gjinekologjik eshte si i …. cuditeshem 😛
po me PS …te gjithe ne rrrrrrrilindje ….drejtimi i duhur
ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahahahahaha
SKLLEVER E BIJ SKLLEVERISH….. !!!!
NUK JANE 20 VJET KLIKE PAS KLIKE
POR 70 VJET MORTJE BOLSHEVIKE
QE E KA VES KLASA JONE POLITIKE
NGA ENVERI DHE PARTIA SATANIKE
Sperme e gjarperit zuri jete
neper mitra buçesh
qe nga kohe e osmanllinjve
der tek kohe e Duçes
Sot shohim Shqiperine
qe heq e lengon
se gjarperi nxjerr koke
kur Shqiponja s’rron !
Vdiq Enveri Shqipe Mali
dhe folene e zuri gjarperi
zogjte e shqipes i helmoi
dhe vatanin per gryke kapi
Gjarperi nga nen gurri
dhe Bajlozi i Zi nga pertej detit
Njeri ish Ramiz ushkuri
dhe tjeteri ish Bejkeri
Po kush te ngrihet o z.duka p. d.i.stet ,se thret luli i bojatisur e i kurdisur?Te ngrihen l.s .Istet Jane ne pune ne shtet ,socialistet kunder socialisteve?Pensionistet me tension 18te?,Ish ushtaraket me dopjo pension?Fshataret qe gati u barazuan me pension qytetari dhe kane dhe nga 1ha toke?Te rinjte qe shumica esht neper bote?He na shkruaj! Po, harova te perndjekurit duhen te ngrihen per kestin e 10 se shkelen ligjet e kohes me apo pa porosi nga jashte dhe ju takojne milionat NGA FUKARENJTE
Vazhdo o poet , ai qe te kupton mire kush Nuk te kupton te vazhdoje si skllav
Bravo
Ti o trap bejtexhiu kujton se ne kemi nevoje per ty te na thuash sa keq i kemi punet? Po ku ishe ne kohe te Enverit ti or legen te na i hapje syte, apo derdellis ne boshllek tashti qe e di qe nuk pjerdh njeri se c’prrallis ti.
Heshtja para padrejtesive dhe shtypjes eshte karakteristike e popujve te pacivilizuar . “Heshtja eshte virtyt i skllavit”,- thoshte filozofi i antikitetit grek Epikuri.Ne heshtim sepse ne nje fare menyre kemi dicka prej skllavi ne ADN.Por heshtja e shqiptareve ka arsye edhe ndasite e medha qe ushqeu politika 25 -vjecare postpluraliste,likuidimi i qendrave te medha te prodhimit dhe i industrise me grupime te medha njerezish,likuidimi i sindikalizmit te vertete , diversioni politik brenda komuniteteve te medha etj,etj.Te vecuarit dhe te shpartalluarit zakonisht heshtin.Te bashkuarit bubullijne prandaj u be dhe po behet cmos qe bashkimi ne komunitete e grupime te medha punonjesish te mos arrihet kurre. Te vecuarit sundohen lehte. Duhen faktore te fuqishem objektive e subjektive qe te krijojne kushtet per kthimin e shqiptareve ne nje dallge gjigande. .Tung !
Desha te shtoj edhe se Arben Duka ka vene gishtin te nje plage e madhe shoqerore qe shqiptaret duhet ta kurojne.Duhet ta kurojne ose ne te kunderten do te skllaverohen akoma me shume.Nderime zerit te revoltes shqiptare Arben Duka !
1. Bejtexhiu ne ket qe ka shkruar ka vetem nje te drejte te madhe: Duhet qe populli te mos duroje sklaverine re, por te ngrihet e te mare ne dore fatet e vet duke zgjedhur njeres texsakte dhe jo sakate nga shpirti e nga puna.
2. Nuk eshte e vertete se bejtexhiu ,kur u ndruan pushtetet lajmeroi se po binim nga shiu ne bresher.Jo! Ai u bashkua ne grupin e qelbesirave per rezimin e Berishes duke na mbushur mendjen se mbas Berishes do te kishim begati.
3. Tani qe e sheh edhe me militanti i PS, se nuk ka ndryshuar asgje per mire, bejtexhiu mer flamurin e fallxhorit duke na thene se e kishte parashikuar ” renien ngaxshiu ne bresher”.
Priteni, neser apo padneser kur te beje nje bejte tjeter duke kavderuar qeverine e Rames dhe duke nxire atecte Berishes.
Ky shkruan ashtu si ka gjendjen shpirterore ne varesi te kohes qexeshte me dielle apo me shi.
pershendetje Z.Arben DUKA .Je Bilbil i Opinionit shqiptar.Tu befte vargu pushke per shfarosjen e te gjithe klases aktuale politike!Me thoni bre vellezer nje emer politikani te ndershem?
Duka, nuk te kam vleresuar dhe nuk te vleresoj di poet…por sot e ke bere FORA!!!! NUk te kam krahasuar asnjehere me asnje poet me peshe sepse peshen e ke te lehte por, nese gazeta ma lejon desha vetem te shkuaj me poshte vargjet e te ndriturit Noli qe tingellojne mese aktuale…dhe te mendosh qe po kalojne thuajse 100 vjet qe kur jane shkruar…Gazeta me ndjeni por po i kopjoj, vendimi juaj ti botoni apo jo…gjithesesi ju mirekuptoj:
Fan Noli
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
ku e lam’ e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.
se ç’e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
Ç’e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës vjosës, anës bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjall’, as i varrosur,
pres një shenj’ e pres një dritë,
pres me vjet’ e pres me ditë,
se ç’u tera, se ç’u mpaka,
se ç’u çora, se ç’u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës rinit, anës tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar’ e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!
ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.
arratisur, syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
Respekte z. Duka,vargjet e tua jane nje kenaqesi e madhe per lexuesin ,sigurisht per ate qe lexon dhe di te vleresoje.Por meqenese bota eshte e madhe dhe politika njeh dy bote te kunderta,sklleverit e seciles pale i pergjigjen te veteve ne menyren me te verber “si te thoni ju lartemadheri”Keshtu gjithmone jemi ne rrugen e peruljes dhe servilizmit te tepruar ,me tutje ne hajduteri e vrasetari…..dhe kurr nuk mbaron.
Respekt per ju Arben Duka.
Poezia juaj si gjithnje e bukur.Ju thoni nje te vertete te madhe,por kur do ta kuptojme
se ke duhet te zgjedhim qe ti sherbej ashtu sic duhet ketij populli.Kjo eshte fatkeqesi
e jona sepse mashtrimin ne e marim per te vertete,te mirin e quajme te keq.
Urimi im per ju: Ju burofte shpirti dhe zemra edhe me shume.
Ju jeni nje shqiptar dhe poet i madh.
Ku ishe ti Arben ne 1944 qe nuk na bere thirrje te rrinim o me gjermanin o me Taljanin dhe Tashti do ishim ne Europe ?
A e di ti se mund te behemi pjese e shteteve. Te bashkuara te Kines me perpjekjet e Piktorit.?
Ne kete presim ndaj mbeshtesim pa rezerva rilindjen e horrave.