Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E çfarë mund t’i ndodhë akoma Shqipërisë zoti Kryeministër? Murtaja ka 25 vjet që na ka rënë. Mos të harrojmë që edhe ne si Franca kemi shumë shtetas që kanë vajtur në Siri e që janë bërë pjesë e kësaj injorance, me një ndryshim se nëse vendi francez i ka bërë qytetarë të klasit të parë, u ka dhënë pensione e sot ia shpërblejnë në këtë mënyrë, ne vetëm sa e vadisim këtë farë me mosketë e krijuara e të pakontrolluara në kryeqytet, e për pasojë ne as nuk dimë sa janë, ku janë e çfarë planesh kanë. Lërini dokrrat kur na thoni se janë marrë masat, kur të tërë jemi të vetëdijshëm që shteti akoma nuk është formuar me shtyllat e tij, e jo më të funksionoje siç duhet me hallkat e tij.
