Buxheti 2016, Cani: Ulen taksat dhe borxhi, Bode: 2.7 mld lekë taksa të reja

Saimir Lleshi
Ministri i Financave Shkelqim Cani, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ekonomise, ku eshte prezantuar paketa fiskale./r/n/r/nShkelqim Cani, Minister of Finance, during a Parliamentary economy and finance committee.

Në komisionin e Ekonomisë kanë nisur sot diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku ka referuar ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Ai premtoi se në këtë buxhet do të ulen taksa si dhe do të ketë ulje të borxhit publik. “Është i orientuar në sens rritje reale ekonomie. Kemi rritje të të ardhurave për 93 mije familje dhe ulje taksash. Reforma e taksës zero për biznesin e vogël nxit punësimin. I jep prioritet edhe bujqësisë, pasi janë parashikuar 1.8 mld lekë fond garancie për fermerët. Nga ana tjetër do të rritet edhe fondi për buxhetin vendor, 8 mld lekë më shumë se në 2016. Shpenzimet kapitale për herë të parë ‘përmbysen’, pasi janë parashikuar më te mëdha se shpenzimet korrente : 58% për investime dhe 42% për shpenzime,të ardhurat e bashkive”, sqaroi ai.

Opozita shprehu shqetësimet për uljen e investimeve publike me shifrën e 60 milionë dollarëve. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha se ky është buxheti më i ulët për investime që prej vitit 1997.

“Ky buxhet lexohet shumë lehtë nga gjithsecili dhe që në pamjen e parë konfirmon rrënimin e disiplinimit fiskal”, tha Bode, ndërsa shtoi se përpjekja e qeverisë për të injektuar optimizëm duket një betejë e humbur.

“Ky buxhet, ka taksa të reja në një vlerë që shkojnë në 4 miliard lekë dhe duke zbritur 1.3 miliard lekë nga heqja e taksës për biznesin e vogël, mbeten 2.7 miliard lekë taksa të reja që vendosen në vitin 2016. Ajo me të cilën ballafaqohemi sot është raprezalje e qeverisë kundër biznesit për kuponin tatimor. Informaliteti tek biznesi i vogël është shumë më i vogël se sa tek mallrat e akcizës dhe biznesi i madh”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, qeveria planifikon gjobën për kuponin tatimor të barabartë me taksën që paguante për 20 vite së bashku. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Qeveri qelbesirash. Gjoja hoqi taksen per biznesin e vogel dhe rriti disafish detyrimet per sigurimet shoqerore. E thene saktesisht hoqi 20.000 leke te vjetra ne muaj dhe shtoi 280.000 leke. Kjo per profesionet e lira. Goditen pjesen me intelektuale te shoqerise. Normal se duhet te kthehemi ne skllever te politikes qe te na japin ndonje vend pune ose te behemi dyqanxhi lagjesh, kepucare apo te marrim ndonje kafene me qira.

  • Rilindas mos flini gjume. Lavderoni qeverine qe po gropos nivelin e jeteses. Sa me i varfer populli aq me te lumtur Rilindasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *