Të tjera bastisje, të tjera arrestime në Bruksel, kryeterroristi nuk gjendet!

Saimir Lleshi

Në kryeqytetin e Belgjikës po zhvillohen të tjera bastisje në lidhje me sulmin në Paris të datës 13 nëntor. Pesë persona të tjerë janë arrestuar nga policia, por asnjëri prej tyre nuk është më i kërkuari Salah Abdeslam. Më herët, 16 persona u të tjerë janë arrestuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van Der Sypt, tha se i dyshuari kryesor në këtë rast, militanti i lindur në Francë, Abdeslam, nuk “është në mesin e të arrestuarve gjatë kërkimeve të mbrëmshme.

Zyrtarët belgë të sigurisë i pohuan Zëri të Amerikës se nuk besojnë ta kenë zbuluar përfundimisht një rrjet terrorist, për të cilin ata thonë se po planifikojnë të organizojnë sulme të tjera, të ngjashme me ato që goditën Parisin më 13 nëntor. Në  ato sulme u vranë 130 njerëz dhe mbi 350 të tjerë u plagosën.

Njësitë e anti-terrorizmit ishin të hënën aktivë në Liege, të Belgjikës, me sa duket pas paralajmërimeve se Abdeslam ishte parë atje me një makinë BMW. Liege ndodhet më pak se gjysëm ore larg me makinë nga kufiri gjerman dhe pranë qytetit belgjian Verviers, ku në janar policia belge u përfshi në luftime me xhihadistët. Një media lokale njoftoi se shtetasi francez 26-vjeçar dhe ish-kriminel ordiner, kishte mundur të çante  kordonin e policisë pranë Liège-it, por zyrtarët nuk pranuan ta konfirmonin, apo mohonin këtë thënie.

Në se kjo është e vërtetë, shpëtimi i tij nga policia pranë Liège-it do të ishte hera e dytë që Abdeslam ka qenë shumë pranë kapjes. Vetëm disa orë pas sulmeve të Parisit, Abdeslam u ndalua nga policia franceze pranë kufirit me Blegjikën; ai ishte në një makinë me dy burra të tjerë, u mor në pyetje dhe u la të largohej i lirë. Por në atë kohë nuk ishte dhënë alarmi për përfshirjen e tij në sulme – për një arsye, e cila nuk dihet, ai nuk e aktivizoi jelekun e tij vdekjeprurës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *