Odisea e pronave vazhdon, mazhoranca miraton draftin

Dita

Vetëm me votat e mazhorancës, komisioni i ligjeve miratoi në parim projektligjin për trajtimin dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Opozita deklaroi se drafti i qeverisë ka synimin e qeverisë për të ulur faturën financiare për ish pronarët dhe nuk zgjidh problemin.

“Me këtë ligj nuk po bëni gjë tjetër, veçse atë që ia morrët mos ia ktheni më kurrë. Sigurisht ky ligj nuk do t’i qëndrojë rotacionit politik. Ky ligj që e quani sot si një reformë të madhe do të fshihet me një të rënë të lapsit nesër dhe ju garantoj se sapo ne të vijmë në pushtet do ta kthejmë këtë ligj mbrapsht, sepse ky ligj cënon të drejta kushtetuese të fituara dhe nuk mundet që kjo qeveria t’ia marrë përsëri ato”, tha Oerd Bylykbashi.

Miratimi i ligjit në parim, morri edhe mbështetjen e LSI-së. Petrit Vasili tha se është për t’u përshëndetur synimi i ligjit për të zgjidhur përfundimisht ccështjen e pronës që po mban vendin në agoni.

“Kështu që në këtë bashkëfajtorësi, prapë figurative të të gjithë krahëve të poltiikës, dhe atyre që janë betuar e kanë rrahur gjoksin për të drejtat e pronarëve, por dhe kur kanë pasur pushtet në dorë nuk kanë dhënë gjë të drejt për drejtë, atëherë fundi i kësaj tragjikomedie është zgjidhjet të jenë përfundimtare”, tha  Vasili.

Share This Article
1 Comment
  • Me e embel dhe e shijeshme ishte genjeshta e isherve perfshi dhe zoterine Oert se sa e verteta e zgjidhjes te detyruar te qeveris aktuale!Zgjidhja qe jepnin Blykbashet e co.ndonse katrauren e katranosen po vete e vune shqiperine e halleve dhe e borxheve te mbedha para gjykates se hages per ta rrjepur akoma me shume dhe tani Bylyk bashi me nje ze te bute femre kercenon se me ardhjen ne pushtet (ne vitin 3000) te paren do anulloje zgjidhjen e cunguar po e vertete te pronave e te fute prap mashtrimin se kjo i pelqen pjeses qe ai perfaqeson!Si perfundim e vetmja alternative e Oerteve esht mashtrimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *