Do të jetë polaku Pawel Gil arbitri kryesor i ndeshjes mes Besiktasit dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e pestë të sfidave në grupet e Europa League. Takimi do të startojë në orën 19:00 në stadiumin “Ataturk Olimpiyat Stadium” dhe asistentë të kruesorit do të jenë Piotr Sadczuk e Marcin Borkoëski.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e UEFA-s, edhe gjyqtarët e portës dhe arbitri i katërt do të jenë nga Polonia. 39-vjeçari Gil ka lindur në qytetin e Lublinit dhe që prej vitit 2009 ai është arbitër i FIFA-s. Disa nga ndeshjet më të rëndësishme ndërkombëtare të drejtuara prej tij janë ajo e vitit 2012 mes Qipros e Norvegjisë, e vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2014, ndërsa në Tetorin e vitit 2011 vendosi drejtësi në eliminatoren e Euro 2012 mes Bullgarisë dhe Uellsit që u mbyll me rezultatin 1-0 nga britanikët.
