KFOR sjell shefin e ushtrisë serbe në Prishtinë, reagime të shumta

Dita

Vizita e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në Prishtinë, gjeneralit Dikoviç, i cili konsiderohet përgjegjës për krime lufte në Kosovë, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.

Vizita e Dikoviçit është cilësuar si fyerje e rëndë për viktimat e luftës në Kosovë, si dhe familjet e tyre, edhe nga Rrjeti i grupeve të Grave të Kosovës. Sipas këtij rrjeti, sjellja e Dikoviçit në Prishtinë është vendim i pamatur nga ana e KFOR-it.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka shkruar në rrejtin social Facebook se, kjo vizitë është fyerje dhe poshtërim për viktimat dhe për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se, Dikoviç u poshtërua sërish nga po të njëjtit ushtarë, që e nxorrën jashtë me bomba, duke parë një Kosovë, ku serbët nuk bëjnë më ligjin e aparteidit mbi shqiptarët.

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiç është shprehur e befasuar, sesi KFOR-i e ka lejuar hyrjen në Kosovë të shefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviç, kur dihet se ai akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. Kandiç ka thënë se, qeveria e Kosovës duhet të mbrojë të drejtën e familjeve të viktimave në Kosovë.

Vizita e tij pati për qëllim nënshkrimin e marrëveshjes mbi procedurat e përkohshme operative, për relaksimin e plotë të Zonës së Sigurisë ajrore, me komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Guglielmo Luigi Miglietta.

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se, në planin ndërkombëtar dhe shtetëror, kalimi i kompetencave për kontrollin e hapësirës ajrore vet Republikës së Kosovës është çështje shumë e rëndësishme politike dhe ekonomike.

“Kjo zonë (25 km) ka qenë e përcaktuar në marrëveshjen tekniko-ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë. Në njoftimin e sotëm zyrtar të KFOR-it, kufiri shtetëror Kosovë-Serbi cilësohet si kufi administrativ, sikur të ishim ende në gushtin e 1999-s dhe nuk ka ndodhur as shpallja e Pavarësisë, as përfundimi i mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Share This Article
2 Comments
  • Oj,Vlora ti them dhe une ca mendimet e mia,ngase une jam njeri qe nji tulle,ne ate te vetqujtur shtet i kosoves e kam vur dhe une na murin e saj apo ne keshtjellen e KOSOVES.
    Ke,plotsishte te drejt qe thue se veem shtet nuk eshte kosova,e jo nuk quhet pra nuk shkon quhet eshte dicka qe quhet si emer,por per te qen duhet te jet dhe objekti pra kosova nuk eshte shtet,kurse per ta qujter shtet e qujn,njerzit qe jan,vetem subjektiv dhe vetem ca interexhi dhe ca,renegat dhe shqipfoles e matrapaz qe bejn punen e dreqit duke fituar para e pasuri ne koriz te popullit debil e injorant qe ju beson dhe ju shkon prapa,kurse kta pseudopolitikan,dhe matrapaz bejn se gjoja kan shtet dhe republik,kan kryeminister,dhe ministri te mbrendshme e te jashtme,kan ministri te drejtsis dhe komandant te policis,kan prokuror dhe gjykates te vetqujtur dhe te toleruar nga serbia dhe evropa plake!
    Por,lind pytja se:cfar bejn kta ergane dhe si veproin per shtetin qe thon se e kane?
    Kta,nuk bejn asgje pa marr pelqymin e amerikanqenve dhe europjanve qener e bij qenshe,por duke mos harruar dhe mendimin dhe pelqimin e serbis.!!!Shteti i kosoves nuk egrziston dhe,(per mue parimishte eshte mir,se ne nuk kemi luftue per dy gjysm shtete shqiptare,por per nji shtet etnik natyral shqiptar ne trojet e veta)nuk mundet te egzistoi per dy arsye:e para-se ne shqiptaret nuk liftuam te gjith per lirin dhe perzanjen e serbis e maqedonis e malit te zi,nga trojet tona.e dyta-nuk u bashkum dhe ne luften e ushtris clirimtare te kosoves,me nji shtab dhe nji komand e ministri,pra njera uck-u formua me aktivistet dhe patriotet e pakte,qysh ne vitin 1992,me ca celula neper kosov,dhe pas 6,vite kur uck,kishte marr rugen e duhur dhe u formue si nji ushtri partizane me brigada dhe ceta,pra ne vitin 1998,na del ushtria mercenare e qujtur FARK,me minister dhe shtab ne vete,dhe kryeminister bukosh e kodosh,qe endeshin neper evrop e shqipri,dhe tjonin ne jemi ushtria e clirimit kosoves se:ne jemi legalist e ju jeni ilegal,pra kta qe u formuan ne 1998,ishin ushtri pa asnji lufte kurse uck,e Adem jashari,e Zahir Pajazitit,e LUAN haradinit,e FEHMI DHE XHEV LLADROVCIT,dhe e shum ushtarve dhe herove tjer,kta te FARKUT,benin luften e mullive te eres dhe benin luften kunder uck,dhe kunder qeveris se fatos nanos,dhe e bene pucin bashke me sali serb berishen dhe bukoshin,pra kta jan ato qe ne vitin 1998,ju doli gjumi per te bere luften sic e bene baballaret e tyre ne luften e dyt botrore bashkpuntoret e nazifashizmit-ballisto-zogisto-legaliteti pra po te njejten bene Farku dhe bukoshi e ai kolonel krasniqi dhe koloneli ma i famshem tahir zemaj,pra pikrishte per kete qe une e kam perjetua dhe tashti e shkruj mori Vlora.al,nuk eshte kosova shtet se e kan rrobnue serbet dhe evropa me ameriken dhe serbofilat sic jan isa mustafa me kompani,ish ministri i milloshevicit,dhe rahman morines,dhe gjarpri hashim thaci,qe luftoi neper hotelet e tiranes dhe te evropes,ne emer te,drejtoris politika te uck-s,qe kishte hy si kali i trojes ne ate shtab dhe ate organizat,pra kjo eshte e verteta qe nuk e beme ne shqiptaret luften per clirim,por e bene ca shqipfoles se shqiptaret e vertet ishin pak,dhe jan po pak ne numer si gjithmon,perate vlora nuk i pyet kush isa mustafen apo hashim thacin,a vjen krimineli dhe vrasesi gjeneral i serbis na mes te prishtines dhe me lejen e ,,demokratve”evropjan e amerikan bejn nenshkrimin e ashtu te thanun dokumenti i ndalimit te fluturimit ne gjersi 25,km,large teritorit te kufirit me kosovenkjo eshte nji mashtrim dhe rren me bishte,se serbet nuk kan nevoi te hyn me ajroplan apo helikopter ne kosov ata xhdo dite hyn ne rugen toksore,se nuk pengohen as nga te hujt e aqi ma pake nga vendasit,mjerishte vaj medet e haj medet per ne shqiptaret!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *