Është shpallur në kërkim nga policia pasi i ka shitur 4 bileta false, për në Gjermani, një të riu nga Tirana. Junida Fortuzi i ka shitur biletat në zyrat e agjencisë së saj turistike “Just Travel”, e cila ndodhet në Hotel Tirana.
Nga katër biletat e falsifikuara që i ka shitur qytetarit XH.C., Junida Fortuzi ka përfituar 1200 euro. Këto janë fotot e biletave falso që janë shitur në emër të agjencisë “Just Travel”.
I riu XH.C., në një lidhje telefonike për Report TV tregon mënyrën si është mashtruar nga Junida Fortuzi. Sipas tij, pasi i ka dhënë leket dhe ka kuptuar që biletat ishin falco aksionerja e agjencisë “Just Travel” nuk i është përgjigjur as në telefon ndërsa zyrën e ka patur të mbyllur.
Gjithashtu nga një vëzhgim i faqes online të agjencisë turistike “Just Travel”, dallohet se që prej vitit 2014 nuk është bërë asnjë ofertë për udhëtime.


edhe pse ndodhin vrasje thone pastaj ksaj bushtre osht me ja rjep skalpin e kokes ….ptu fare bushtrash…..!!!!!!!!!!!!!!!
Po ajo vetem ne eshte cmendur.Jam i sigurt se nuk eshte e vertete.Per 1200 euro?!Llafe pazari.