Parandalohet një vrasje në Devoll, arrestohet autori

Saimir Lleshi
Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, gjate nje aksioni ne fshatin Lazarat, ne kerkim te 4 personave te armatosur te cilet kane qelluar mbreme me arme ndaj nje postoblloku te ngritur nga policia e Gjirokastres./r/n/r/nPolice forces, during an action Lazarat village in search of four gunmen who fired gun last night to an elevated postoblloku Gjirokastra police.

Një shtetas është arrestuar nga policia e Korçës, teksa akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar shtetasit Klodjan Karaxhuku, 32-vjeç, banues në fshatin Tren të Devollit.

Arrestimi i tij u bë sepse ky shtetas, në një lokal të fshatit Tren, të rrethit Devoll, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin D.P, 29 vjeç, banues në Tren, ka kërcënuar për vrasje këtë të fundit, me armë zjarri.

“Ndërhyrja e shokëve të tjerë, që kanë qenë së bashku me ta, si edhe ndërhyrja në kohë e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit”, thekson policia lokale.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1 Automatik model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *