Nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, deklaroi se me 23 qershor votat e FRD-së do jenë nga votues në mazhorancë pavarësisht ndërhyrjeve dhe ‘vjedhjeve” që mund të ketë.
“Kjo është vështirësi si shkak i marrëveshjeve PD-PS, ne jemi të bindur se votat e FRD do jenë mazhorancë, por sado të ketë ndërhyrje do kemi përfaqësi. Ne pretendojmë të jemi faktor i rëndësishëm politik pas 23 qershorit, PD do largohet dhe do shpërbëhet. Si elektorat, kemi elektorat të djathtë pasi kemi qene pjese e PD. Janë njerëz të zhgënjyer nga e djathta, dhe qeverisja , ky është fluksi kryesor. Por kemi fluks të qendrës që nuk ka pozicion të qartë politik, por kemi dhe nje pjesë nga e majta. Sa i takon pikëpamjes ekonomike sociale eshte shtresa e mesme e e papërfaqësuar në politika shqiptare’, deklaroi Biberaj, i cili u shpreh i hapur për afrimin në parti të figurave të pastra politike nga PD-ja, teksa vlerësoi figurën e Eduard Selamit.
Biberaj paralajmëroi se në prill mbahet konventa e FRD-së ku do të vendoset edhe për koalicionet dhe listën e deputetëve, teksa shtoi se partia ku ai bën pjesë mohon kategorikisht koalicionin me PD dhe PS, por u shpreh për një bashkëpunim me të “majtën” me qëllimin e vetëm ruajtjen e votës. Biberaj tha se e sheh të pamundur edhe jnë koalicion me LSI, për shkak se ajo ehte parti e majtë.
“Politika është dinamike, ne kemi përjashtuar kategorikisht aleancë me PD dhe PS, po ashtu dhe LSI, por jemi të hapur për patit të tjera, si PBDNJ-ja. Koaliconi më i madh në qershor me qytetarët ne i takojmë cdo ditë. Ato janë të zhgënjyer nga politika e vjetur dhe premtimet e pambajtura. Cfarë sensi një kryeministër është 8 vjet dhe premton. E para duhet të japësh shpjegime pse nuk ke mbajt premtimet, qytetarët e dallojnë mirë mjeshtrin e mashtrime e nga politikanët, që premtojnë në mënyrë modeste sipas mundësive, nuk mund ë premtosh mrekulli. Ne e kemi refuzuar koalicionet, por nuk përjashtohet mundësia për front opozitar për ruajtjen e votës”, theksoi Biberaj./BW

Z. Biberaj.Mos u beni koke forte! Bashkohuni te largoni Berishen! Me vone ju mund te shkoni ne zgjedhje te reja por tani pa Berishen.