Ujësjellësi sqaron se pse nuk erdhi uji tek të gjithë qytetarët!

Saimir Lleshi

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Tiranë thotë se situata e furnizimit me ujë të pijshëm është rikthyer në normalitet. Impianti i trajtimit të ujit në Bovillë është rivënë në punë mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas stabilizimit të situatës së turbullirës që përfshiu liqenin e Bovillës dy ditët e fundit.

Stafi i UKT-sipas njoftimit-ka monitoruar çdo minutë, 24 orë me radhë, gjendjen e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, te cilat shkaktuan një turbullim të pazakontë të liqenit të Bovillës.

“Problemet e shfaqura gjatë ditës së sotme në disa zona të Tiranës, kanë ardhur si pasojë e vakumit të krijuar në rrjetin e shpërndarjes, depot dhe depozitat private të qytetarëve, gjatë periudhës së mungesës së ujit. Situata e furnizimit në këto zona do të normalizohet brenda ditës së sotme”, sqaron Ndërmarrja.

UKT deklaron se uji është sipas cilësisë, duke hedhur poshtë kështu “çdo spekulim mbi cilësinë e ujit të pijshëm me të cilin po furnizohen qytetarët”.

“Laboratorët tanë në Bovillë si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme, kryejnë disa herë në ditë analiza periodike të kontrollit të cilësisë së ujit. Ujësjellësi i Tiranës garanton se cilësia e ujit të pijshëm është në përputhje me të gjithë parametrat dhe është normalisht i konsumueshëm nga banorët”, thuhet më tej. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *