Një grua u sulmua me thikë sot në mes të qendrës së Tiranës, ndërsa autori është një grabitës.
Identiteti i gruas ende nuk dihet, por mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në afërsi të Bankës së Shqipërisë.
Gruaja është qëlluar me thikë në dorë, ndërsa grabitësi i ka marrë çantën me para. Ende nuk dihet shuma e grabitur. Policia po punon për identifikimin e autorit të ngjarjes dhe arrestimin e tij. /Dita/
