Transplanti i mëlçisë, Qeveria mbulon shpenzimet për Kristi Mazen

Dita

Qeveria ka vendosur të bëj mbulim të shpenzimeve të fëmijës, Kristi Maze, i cili ndodhet në Itali për kryerjen e transplantit në mëlçi.

Ky vendim publikohet pasi familja Maze ka mbledhur para dhe financime nga qytetarët në shumën e 165 mijë euro.

Sipas vendimit të qeverisë të publikuar në fletoren zyrtare, shuma e mbulimit të shpenzimeve është mbi 16 milionë që do të kalojnë në llogarinë e spitalit “Papa Giovanni XXIII”, në Bergamo, Itali.

Kristi Maze është në pritje të realizimit të transplantit pas gati një muaji fushatë ndërgjegjësuese për të mbledhur donacione.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *