Policia e Tiranës ka zbardhur një grabitje të pretenduar nga një 29-vjeçare, në qendër të kryeqytetit, pranë Bankës së Shqipërisë.
Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçarja me inicialet J.F ka bërë deklarim të rremë. Gjatë pasdites së sotme, ajo kishte njoftuar policinë se përpara Bankës së Shqipërisë i kanë marrë nga çanta, nën kërcënimin e një thike, 3 milionë lekë të reja. Ndërkohë sipas policisë së kryeqytetit, e vërteta është se ajo ka bërë deklarim të rremë, pasi i kishte premtuar të atit se do merrte një kredi për ta ndihmuar në shlyerjen e një borxhi që ai kishte.
Në momentin që prindërit shkojnë për ta takuar dhe marrë lekët e premtuara nga e bija, ajo nuk i posedonte ato lekë dhe në tension e sipër përpara se të takohej me prindërit, me një thikë është vetë gërvishtur duke sajuar grabitjen. 29-vjeçares i është sekuestruar dhe thika që ka përdorur.
Më herët u lajmërua për një grabitje, e cila vuri në lëvizje edhe forcat e policisë.
