Një i moshuar është aksidentuar për vdekje gjatë ditës së djeshme në Korçë.
Policia lokale konfirmoi se ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 10 të qytetit juglindor, kur një automjet tip Benz ka goditur të moshuar mbi 60 vjeç, ende i pa identifikuar.
Autori i ngjarjes është shtetasi Xhuliano Kaso, 21-vjeç, banues në Vreshtas. Ai u arrestua nga policia pak momente pas ngjarjes, ndërsa ishte larguar nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të moshuarit.
“Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /Dita/
