Kur hyn në spitalet e shtetit

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Dihet që halli të shpie nëpër dyert e spitaleve. Këtë radhë më rizuri edhe mua halli. Por spitali modern i Skraparit ka personel të plotë shërbimi, por as mjekë, as të sëmurë. Na u desh të shkonim në spitalin e Beratit. Me vete kemi marrë tri rekomandime, njëri zyrtar, tjetri shoqëror, të fundit nuk do ta themi. U vizitua gruaja në poliklinikën e shtetit dhe u rregjistrua në dy vende, kur hymë në ambulancë dhe kur u vizitua te mjekja. Mjekësia punon me analiza dhe ishim të detyruar t’i bënin, por… Këtu shteti mbaronte. Analizat do t’i bënim tek privati! Natyrisht e shkundëm qesen dhe menduam se mbaruam. Shkuam të shtroheshim në spital. Tek pija kafe me një mik, ra zilja e telefonit. Ishte mjekja, që më dha një formular,të cilin do të vija ta rregjistroja gruan tek poliklinika. I plotësova porositë. Dola të qetësohesha,por telefoni m’u drodh në xhep! Kishin harruar një analizë pa bërë…

Po sikur i sëmuri të mos ketë këmbë njeriu, duke bërë kaq sakrifica, a mund të arrijë i gjallë në spital?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *