Në Kushtetutë do të kryhen 53 ndryshime për reformën në gjyqësor.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig thotë nga Durrësit se puna e kryer deri më tani në këtë reformë është e duhura, por problemi mbetet tek zbatimi i tyre më vonë.
“Këto ndryshime duhet të garantojnë themelin për një sistem drejtësie të përtërirë e që do t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë. Ato duhet të ndiqen nga një veprimtari legjislative intensive dhe nga një sërë masash për zbatim, përfshirë këtu rregullore të reja, procedura, sisteme programesh kompjuterike dhe menaxhimi, si dhe trajnim”, theksoi Raunig gjatë një takimi me studentë.
Ai tha se shpresonte vërtet që ndryshimet legjislative do të sjellin drejtësi më të mirë.
“Përfundimi i reformës në drejtësi nuk mund të arrihet në Kuvend; ai duhet të arrihet në gjykatat e çdo rrethi të vendit, me radhë nga Tropoja deri në Sarandë”, nënvizoi.
Duke risjellë në vëmendje projektin e OSBE-së për “Drejtësi pa Vonesa” i zbatuar në Krujë dhe Korçë, ambasadori deklaroi se “vënia në zbatim e administrimit modern dhe transparent do të kërkojë angazhimin e plotë të juristëve të brezit tuaj”. /Dita/

NDRYSHIME BENI SA TE DONI.
PO NUK U LARGUA ME CEREMONI DHALLA DHE NISHANI, PIRDHI NE TE.
Po ti interesonte Edi Rames edhe mund ta bente. Jo vetem qe se ngriti si shqetesim Presidentik kukull e vegel te Berishes por dhe Prokurorin sguxon ta permend apo te ngreje shqetesim.Tani me thuaj ti mua se ka rruge tjeter…