Del video e vrasjes së 17- vjeçarit me ngjyrë

redaktor

Në një video të publikuar nga policia e Çikagos shihet një oficer policie, që qëllon për vdekje një 17-vjeçar me ngjyrë. Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014.

Gjatë ndjekjes oficeri Xhezon Van Djuk qëllon 16 herë mbi adoleshentin e paarmatosur.

Prokuroria e akuzoi agjentin për vrasje të qëllimshme, ndërsa në një raport të policisë shkruhet se viktima ishte nën efektin e drogës dhe mbante në dorë një armë të ftohtë.

Por këto pamje të një prej makinave të policisë hedhin poshtë pretendimin se Mekdaonald ishte i armatosur.

Vdekja e Lakuan Mekdonald ka shkaktuar reagimin e qytetarëve të Çikagos që kanë dalë në rrugë të protestojnë kundër dhunës së përsëritur të policisë amerikane ndaj afro – amerikanëve.

Në dy vitet e fundit dhuna e oficerëve të bardhë ndaj njerëzve me ngjyrë ka nxitur protesta të shumta, ku rastet më të njohura janë ato në Ferguson dhe Baltimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *