Skënderbeu kthehet pas 572 vitesh në Stamboll

Dita

572 vjet më pas Skënderbeu zbarkon në Stamboll. Nga largimi i heroit Kombëtar më 28 Nëntor 1443, që u kthye në Atdhe duke rimëkëmbur principatën e Kastriotëve dhe udhëhoqi luftën 25-vjeçare kundër pushtuesve turq, deri te kampionët e Shqipërisë që zbarkuan për ndeshjen e Europa League. Rreth mesnatës së të martës me të mërkurën, korçarët zbritën në tokën turke, në aeroportin Ataturk të Stambollit për sfidën me Besiktasin, e parafundit në Grupin H të Europa League.

Prej emrit që mbajnë dhe paralelizmit me Gjergj Kastriot Skënderbeun, heroit jo vetëm shqiptar, por edhe të të gjithë Europës që nuk lejoi përparimin e mëtejshëm të osmanëve në Kontinentin e Vjetër, interesimi i mediave për këtë mbërritje ishte i madh. Skuadra është shoqëruar gjatë gjithë kohës në aeroport dhe deri në momentin kur lojtarët hipën në autobus, pas kontrollit të pasaportave.

Menjëherë skuadra e Mirel Josës iu drejtua Hotel “Marriot”, kompleksit luksoz me 5 yje në zonën aziatike të qytetit më të populluar në Turqi, që vlerësohet edhe si qendra ekonomike, kulturore dhe historike e vendit. Skënderbeu kthehet në Stamboll, për një tjetër betejë, këtë herë në tokën turke. Kampionët e Shqipërisë synojnë të evitojnë humbjen, për të mos i dhënë lamtumirën e parakohëshme Europa League.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *