RRËFIMI / Argjendari italian: Si e vrava grabitësin shqiptar në banesën time

Dita

Shtetasi italian, i cili vrau të arratisurin shqiptar nga burgu, Valentin Frrokajn ditën e djeshme pas tentativës për grabitje ka folur për mediat italiane për herë të parë për ngjarjen.

“Gjithçka që bëra e bëra për të mbrojtur familjen time; vajzën dhe gruan. Nuk doja të vrisja njeri, por nuk kisha zgjidhje tjetër”, tregon Rodolfo Corazzo për “TGCom”. Në intervistën e tij, Corazzo tregon momentet e tmerrit në banesë, kur tre persona të maskuar hynë për ta grabitur.

Ai thotë se u tremb shumë për jetët e vajzës dhe gruas, ndaj edhe qëlloi me pistoletë. “Falë Zotit kisha një armë me vete. Nëse nuk do ta kisha, jam i bindur se ata do të na vrisnin”, thotë Corazzo, ndaj të cilit do të ketë edhe proces gjyqësor në Milano.

Ai tregon se në momentin që hynë tre grabitësit në shtëpi, ai nuk ndodhej aty, por u kthye më vonë. Sipas tij, gruaja u kishte dhënë grabitësve gjithçka kishte. Gjithashtu, Corazzo tregon se si shqiptari me bashkëpunëtorët e tij, kërcënonin vajzën se do t’ia prisnin gishtat një nga një, nëse nuk merrnin atë që kërkonin. Por Corazzo tregon se pas një orë e gjysmë pengmarrje, ai qëlloi me pistoletë në ajër për të trembur grabitësit.

Share This Article
3 Comments
  • Po te lumte Dora se keta lloj plehrash keshtu e duan . Gjykata nuk ka te drejte ta denoje kete njeri se ndryshe ajdutet do benin cfare deshin dhe Po te arestoheshin nga policija do liroheshin mbas dy tre muajsh dhe do vazhdonin zanatin . Nuk ka rendesi nga eshte po si shume po bije ne sy mbiemri Froku Doshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *