Një nga shtëpitë botuese prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “ZEPHYR PRESS” sapo ka botuar librin me poezi të shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Moikom Zeqo, me titullin “Zodiak”.
Poezitë e këtij libri janë përkthyer në anglisht nga Anastas Kapurani dhe Wayne Miller, një personalitet i shquar i poezisë dhe kulturës amerikane. Pikërisht Miller ka bërë dhe parathënien e këtij libri, duke e konsideruar Moikom Zeqon një poet të jashtëzakonshëm dhe ndërsa e krahason atë me poetët më të shquar botërorë.
Ndërsa Ilia Kaminski, poeti me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, bën vlerësimet maksimale për poerin shqiptar dhe duket se e ka kuptuar më shumë nga të tjerët shpirtin dhe frymën poetike të Moikom Zeqos, ndërsa e krahason atë me Rilken, Eliotin dhe Ernesto Kardinalin.
Kurse poeti dhe botuesi amerikan Kevin Prufer shkruan se ky është një libër i mrekullueshëm i sjellë në anglisht në mënyrën më të mirë të mundshme nga Wayne Miller dhe Anastas Kapurani…

Na behet qejfi per Moikomin,eshte i kohes tone.Kjo kohe rrumpalle nuk polli kulture,por vetem fasade,shale dhe katunare.