Ç’u bë me Zërin e Popullit?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Flamur Çani

 

Gazeta “Zëri i Popullit” ka qenë një nga organet më të rëndësishme të shtypit tonë. Ajo lindi në vitet e zjarrta të Luftës. Edhe pas çlirimit, pasqyroi epopenë e re të transformimeve të gjithanshme në vend. Në motet e “demokracisë” mbeti një gazetë realiste, e cila pasqyronte me korrektësi zhvillimet demokratike. Por për çudi, këto vitet e fundit këtij organi fillimisht iu hoq cilësori “ i Popullit”, kurse tani, së fundi, i iku fare edhe “Zëri” që pat mbetur sa një pëshpërimë. Ne qytetarët e thjeshtë që u rritëm e u plakëm me “Zërin”, ndihemi të revoltuar. Pse të heshtë ky Zë? Është tjetër gjë që këtë zë nuk e dëgjojnë dot kolaboracionistët dhe bijtë e pasardhësit e tjerë të tyre, por ata nuk e kanë dashur edhe kur populli luftonte kundër pushtuesve, sepse ata nuk e kanë dashur kurrë as mëmëdheun e ca më tepër as dëshmorët dhe heronjtë që derdhën gjak për mëmëdhenë e demokracinë.

Sa për “arsye ekonomike’ mos u mundoni të na e thoni, se lexuesit e “Zërit të Popullit, antarësia e gjerë e PS, biznesmenët me bindje socialiste dhe shumë të tjerë paparti nuk e besojnë kurrë. Apo trembeni nga pinjollët e kolaboracionistëve?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *