Me këta gjykatës e noterë…

redaktor

Në Dita është botuar një denoncim i imi me titullin “Odiseja e pambaruar e një gjyqi”. Në datën 30 Tetor kam marrë vendimin e zbardhur të një procesi gjyqësor që deri atëherë më ishte komunikuar vetëm verbalisht. Bëhet fjalë për një shtëpi banimi me oborr dhe kopsht, trashëgimi e tezes sime, që dy shkallët e gjyqësorit kanë vendosur në favorin tonë. Pala paditësi bëri rekurs në Gjykatën e Lartë. Dhoma e Këshillimit nuk e pranoi këtë rekurs, por paditësit në tre ditët e fundit të mbarimit të afatit ligjor 2 vjeçar, çojnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë e rikthen çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, për çështje procedure. Nuk janë vënë shkaqet e rekursit (që i ka dhe ankimi) dhe nuk është bërë interpretim minimal nga Gjykata e Lartë. Në shqyrtimin që i ka bërë këtij problemi treshja e gjyqtarëve M. Andrea, A. Broci dhe A. Thanza, shfaqet hapur padrejtësia dhe deformimi i ligjit dhe vendosin vetë se kujt i përket kjo pronë dhe nga ligjzbatues kthehen në ligjvënës. Ku e gjejnë këtë guxim? Pse kjo trupë gjyqësore deformon ligjin dhe shkel parimet?

Paditësit tundin e shkundin një testament pa pasoja juridike të cilin ne nuk e kemi parë kurrë. Për të qenë të pastër në ndërgjegjen e tyre, paditësi Artan Treska, noter, bën mirë t’ia marrë këtë testament shokut të vet noter, z. Thoma Bice në mënyrë që të kem mundësi të bëj ekspertizën përkatëse këtu dhe jashtë vendit.

Letër e nënshkruar,

Viktori Qirjazi (Gjini)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *