Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Po fliste z. Basha për qeverinë e për “krimet”e saj. Pavarësisht që këto duhet t’i marrë në dorë prokuroria dhe drejtësia, ai vazhdon të akuzojë në eter, nuk e di se me çfarë qëllimi. Që të bindë njerëzit e t’i japin ndonjë votë, më duket pa shpresë. Që të “ngrihemi” në këmbë për ta vënë në pushtet Lulin, jo e jo. Fundja as që dua të kuptoj. Broçkullat si këto na kanë ardhur në fyt. Nuk bëhet fjalë që qeverisja e sotme është pa të meta. Edhe kjo do të ishte broçkull. Mënyra që ka zgjedhur opozita për të akuzuar është një skifo e vërtetë. Në fakt më nxiti të shkruaj një shprehje e Lulit kur përmendi pa hanxhinë fjalët: “Populli po shterzon nga ligësia e qeverisë”. Nuk e di në holandisht, por në shqip (doktor Kosova e di më mirë) do të thotë kur femra shtatzënë sforcohet fizikisht për të lindur një jetë të re. Megjithatë dua t’i bëj një pyetje zotërisë: A t’u duk shterzim i popullit apo krim i shëmtuar kur vrave 4 të pafajshëm në mes të bulevardit? Po për Rrugën e Kombit çfarë mund të na thuash? Ishin shterzime apo krime? Profeti
