Del nga burgu pas 44 vjetësh, ja si reagon ndaj teknologjisë

redaktor

Një burrë i cili ka qenë në burg që nga viti 1970 ka ndarë detaje nga jeta e re në botën sociale moderne, e cila ka qenë e kyçur 44 vjet të jetës së tij.

Otis Johnson ishte 25 vjeç kur u burgos me akuzën e vrasjes së një oficeri policie dhe u lirua verën që shkoi, tashmë 69 vjeç.

Johnson lejoi kamerën e ‘Al Jazeera’, në anglisht që ta ndiqte nëpër New York, ku i duhej të përballej me shumë gjëra të reja, si llojet e pafundme të ushqimit, çmimet mjaft të larta dhe mbi të gjitha teknologjinë, e cila ka bërë hapa gjigantë që nga koha kur ai shijonte lirinë për herë të fundit.

i burgosuri1

Gjatë 44 viteve të tij prapa hekurave, bota jashtë kishte ndryshuar shumë dhe ai i humbi kontaktet me familjarët e tij në vitin 1998. Por verën që shkoi ai u lirua; burgu i dha kartën e tij të identitetit, 40 dollarë, 2 bileta autobusi dhe i ‘tregoi rrugën’. Duke qenë krejt i vetëm 69-vjeçari u lidh me një organizatë jofitimprurëse që ofronte strehim dhe shërbime të tjera ndaj ish-të burgosurve.

i burgosuri2

Ditën kur doli nga burgu dhe mori metronë në Times Square, në Manhattan, ai përjetoi së pari ndryshimet e mëdha që kishin ndodhur në mungesë të tij.

“Vura re se shumica e njerëzve flisnin me vete. Pastaj, duke i parë më mirë, vura re se kishin ca gjëra në vesh”, rrëfen Johnson, duke u përpjekur të përshkruajë kufjet që përdoren për të folur në celular. -Mendova me vete, të gjithë kanë filluar të punojnë për CIA-n?”

i burgosuri3

Ajo që e habiti më tepër ishte fakti se njerëzit ishin aq shumë të zënë me teknologjinë, sa pothuajse kishin harruar t’i hidhnin sytë përreth.

i burgosuri4

“Disa njerëz nuk shohin as ku po shkojnë. Po përpiqem të kuptoj si e bëjnë këtë; të kontrollojnë veten teksa ecin dhe flasin në telefon pa parë fare se ku janë duke shkuar”, thotë 69-vjeçari.

i burgosuri5

Share This Article
1 Comment
  • futja pordhes, ,jo se kam qene ndonjeher ne burg,, ,vetem po ka ardhur nga shpella, se televizor ka,,,lajme,ka ,,,neper burgjet e shba-se ,,,ky tipi do ndonje medalje, ,per policin e vrar??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *