36 drogë në serbratorin e kamionit, arrestohet 59-vjeçari në Qafë Botë

Saimir Lleshi

Një tjetër sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga policia e Vlorës.

Së fundit, forcat policore kanë sekuestruar 36.5 kg drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa është arrestuar në flagrancë shtetasi Adem Alushi, 59-vjeç, banues në Sarandë.

Shërbimet e Policisë të Pikës Kufitare Qafë Botë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, tip Kamion “Benz-Mercedez”, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë totale prej 36.5 kg, e cila ishte e ndarë në 35 pako dhe e fshehur brenda në depozitën e karburantit (serbrator) në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e lëndës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *