Këtë muaj u mbushën 10 vjet nga themelimi i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, të cilin e drejton Prof. Servet Pëllumbi.
Në këtë intervistë për ‘DITA’, Prof. Pëllumbi shpjegon fillesat e sociologjisë shqiptare në kohën e diktaturës dhe rrugën deri te krijimi i një instituti.
Pse diktatura komuniste e urrente sociologjinë si shkencë dhe pse ajo vazhdon të shkaktojë alergji edhe në pluralizëm…
Para pak ditësh në Prishtinë u zhvillua një konferencë shkencore ndërkombëtare organizuar nga ky institut, kushtuar temës shumë aktuale të emigracionit, e cila u bë shkak dhe për këtë intervistë.
– Profesor, në këtë përvjetor Institutit Shqiptar të Sociologjisë, a është rasti për të kujtuar historinë, kohën kur sociologjia quhej “shkencë borgjeze”. A mund të na flisni rreth kësaj situate ideologjike, nga se kushtëzohej dhe ç’pasoja solli?
– Po. Sot duket diçka e pabesueshme kur kujton që në vendet ish-socialiste, ku përfshihej dhe Shqipëria, sociologjia konsiderohej “shkencë borgjeze”. Disa prej nesh, që ishim edhe pjesëmarrës në konferencën e 10-të të Institutit të Sociologjisë, jemi dëshmitarë të një fakti të tillë. Pse jo, me apo pa dëshirë, edhe e kemi propaganduar për një kohë këtë pikëpamje të gabuar në thelbin e vet. Kjo ishte pasojë e një ideologjizimi të skajshëm, sipas të cilit pikëpamje shkencore mbi shoqërinë mund të përpunoheshin vetëm nga pozitat e proletariatit, kurse borgjezia e “dënuar nga historia me vdekje të pashmangshme”(!), nuk mund të përpunonte veçse një pseudoshkencë për të mbrojtur sundimin e vet. Kështu çështja e sociologjisë nga një çështje e debatit shkencor u shndërrua në një nga problemet më të mprehta të luftës ideologjike midis dy sistemeve të kundërta.
– Konceptime të tilla, kaq të skajshme, buronin nga vetë teoria e komunizmit apo ishin pasojë e qëndrimeve të ngurta të partive komuniste që ishin kundër çdo lloj pluralizmi politik dhe ideologjik?
– Në fakt, konceptime të tilla nuk ishin tipike për periudhën kur jetuan K. Marksi dhe F. Engelsi, por të lidhura më tepër me të ashtuquajturën etapë leniniste të marksizmit. Teza e Leninit, ose ideologji borgjeze ose ideologji proletare, të mesme nuk ka, luajti rolin përcaktues për etiketimin si borgjeze të çdo lloj sociologjie që nuk përfshihej brenda skemës së “filozofisë marksiste-leniniste”. Në polemikë me sociologjinë e kohës, Lenini termin “sociologji” e mbyllte në thonjëza dhe i kundërvinte materializmin historik. “Materializmi, shkruante ai, nuk është kryesisht një kuptim shkencor, por i vetmi kuptim shkencor i historisë”. Pas kësaj u duk sikur mori “përgjigje” edhe pyetja e shtruar: A ka sociologji marksizmi? Për drejtimin “marksist-leninist”, sociologjia nuk mund të jetë diçka e veçantë nga filozofia marksiste, por e shkrirë në të. Si argument me “peshë” sillej zakonisht arsyetimi se në materializmin historik të Marksit nuk kemi dy pjesë, dy nënsisteme teorike apo një përmbajtje me dy pjesë: filozofike e jo filozofike (sociologjike), sepse ai është nga fillimi deri në fund një vizion filozofik “i derdhur nga e njëjta copë çeliku”! Qenia e sociologjisë si shkencë më vete përjashtohej. Një vështrim i tillë, që ka të bëjë me stilin filozofik të arsyetimit, realisht nuk e bën të tepërt por e nënkupton nivelin sociologjik të abstraksionit që niset nga vështrimi i shoqërisë njerëzore si një e tërë organike, me struktura e ligjësi të vetat, me plot fusha e dukuri që kërkojnë studime të posaçme sociologjike. Megjithatë, mëdyshjet e shprehura në debate mbylleshin prerë me arsyetimin dogmatik se Marksi dhe Engelsi në asnjë rast e në asnjë nga veprat e tyre nuk e shtrojnë e nuk e analizojnë posaçërisht raportin midis materializmit historik dhe sociologjisë, sepse ata nuk e quanin veten “sociologë”.
– Po në drejtimin tjetër, në atë Perëndimor, që rëndom quhej drejtimi borgjez i sociologjisë, a ishte që në fillim e qartë çështja e sociologjisë apo pati edhe atje probleme të natyrës konceptuale, sidomos në raportet filozofi-sociologji?
– Pa dyshim. Shkrirja amorfe filozofi-sociologji që vazhdoi për një kohë të gjatë ishte tregues i mungesës së pavarësisë së sociologjisë, kurse hallakatjet e saj disi të zgjatura pas O. Kontit (shekullit XIX) në skema abstrakte teorike, u panë me të drejtë si “pranga” nga të cilat duhej të çlirohej sa më parë sociologjia, për të marrë trajtën e një korpusi shkencash sociologjike. Nuk vonoi që ky vizion racional në thelbin e vet të përdorej si një argument në favor të etiketimit të sociologjisë së pas viteve 20 të shekullit të kaluar, si “shkencë e borgjezisë imperialiste”. Në të vërtetë, në drejtimin perëndimor kërkohej vënia e një kufiri të qartë midis shkencës si fushë e disiplinuar dhe e sistemuar e dijeve, e kritereve, e metodave dhe e kërkesave përkatëse nga njëra anë dhe doktrinave, teorive, sistemeve ekonomiko-shoqërore që në mënyrë të pakuptimtë lidheshin me emra autorësh të ndryshëm nga ana tjetër. Numri i shkencave është i kufizuar parimisht nga objekti dhe sfera e veprimit të tyre, ndërsa ai i doktrinave, teorive dhe autorëve është pluralist, pra, përfundimisht i madh, prandaj dhe nuk mund e nuk duhet të identifikohen me shkencën.
– Pra, u zgjidh menjëherë edhe çështja e niveleve teorike dhe empirike e studimeve sociologjike ?
– Jo, jo, kjo vazhdoi, madje as ky drejtim i zhvillimit të sociologjisë nuk u shpëtoi dot dobësive të veta, pasi fushën e pafund të shkencës sociale e ndau në “parcela” të vogla dhe ata që filluan t’i “punonin” ato nuk guxonin të hidhnin vështrimin mbi gjithë fushën. Kjo gjë u shoqërua me heqjen dorë nga problematika e përgjithshme sociologjike dhe teoria sociale. Pasoja më e afërt: edhe pse arritjet e sociologjisë perëndimore ishin mbresëlënëse, sidomos në nivelin e tyre empirik, aplikativ apo të metodave, të teknikave e procedurave të grumbullimit e të përpunimit të të dhënave të para, inercia e etiketimit të sociologjisë si “shkencë borgjeze” do të vazhdonte relativisht gjatë…
– Zoti Pëllumbi, të kthehemi përsëri te etiketimi i sociologjisë si shkencë borgjeze. Më konkretisht, te realiteti shqiptar i periudhës së diktaturës komuniste a pati hapa konkrete për institucionalizimin e sociologjisë në Shqipëri, qoftë dhe të nivelit të studimeve konkrete sociologjike?
– Do të doja ta bëja të qartë që në fillim të përgjigjes në pyetjen tuaj, se nuk kishte dhe nuk mund të bëhej fjalë për ndonjë disidencë sociologjike që do të ishte ekuivalente me ndonjë disidencë politike. Qasjet për te sociologjia në Shqipëri ishin disi të vonuara, më tepër si iniciativa personale dhe të ndrojtura. Ju kërkoj të falur ty dhe lexuesit, nëse për këtë çështje do të më duhet t’u referohem disa përjetimeve dhe përvojave vetjake disi të largëta në kohë. Qasja e parë me sociologjinë në Shqipëri u realizua përmes “praktikës mësimore” që u fut në program pas ristrukturimit të Shkollës së Partisë dhe njësimit të saj me arsimin e lartë në vitin 1967 dhe që parashikonte një muaj punë në terren të studentëve dhe pedagogëve e më pas përpunimin e të dhënave. Kështu lindi nevoja për të njohur drejtuesit e ardhshëm të partisë me metodat dhe metodikat e studimeve konkrete sociologjike në arsenalin e të cilave përfshiheshin: anketimi, intervistat, bisedat, studimi i dokumenteve, shqyrtimi i të dhënave statistikore, aplikimi i koeficientëve të sigurisë që zbatoheshin në studimet konkrete sociologjike etj. Për konkretizim po i referohem praktikës mësimore të majit 1969 “Për motivet e zgjedhjes së profesionit”, e zhvilluar me grupe studentësh të Shkollës së Partisë në Uzinën “Enver” (Tiranë), në Kombinatin e Drurit dhe në Kombinatin Metalurgjik (Elbasan), në Uzinën e Superfosfatit në Laç dhe deri te Uzina e bakrit në Gjegjan të Kukësit. Rezultatet kryesore me rekomandimet përkatëse u referuan në rrethet përkatëse, por u kumtuan edhe në Konferencën Kombëtare për Studimet Shoqërore, nëntor 1969. E gjitha kjo që u quajt diçka e re dhe e dobishme u mirëprit nga studentët. Për më tepër që ishte nën një mbrojtje të sigurt, se programet e Shkollës së Partisë miratoheshin nga udhëheqja më e lartë e partisë në pushtet.
– Thatë se “lindi nevoja për t’i njohur studentët me metodat e studimeve konkrete sociologjike”, ç’rrugë u ndoq për këtë, sepse dihet që përpunimi i këtyre metodave është kontribut i sociologjisë Perëndimore?
– Me këtë, realisht fillon qasja e dytë. Në vitin akademik 1972-73, në Kursin e Lartë të Filozofisë, në të cilin vinin kuadro dhe studiues me arsim të lartë universitar, nisi rrugën një cikël leksionesh mbi kritikën ndaj sociologjinë Perëndimore, i përqendruar mbi disa teori e vështrime të reja që dominuan mendimin sociologjik në vitet 70-80-të të shek. XX, të tilla si: Teoria mbi shoqërinë industriale (R. Aron etj.); Teoria e ndryshimeve sociale dhe analiza funksionale (T. Parsonsit); Koncepti i teorisë së nivelit mesatar (R. Mertonit); Teoria mbi fundin e ideologjisë dhe shoqërinë postindustriale (D. Bellit); Trajtesa të reja të rolit të teorisë sociale, të bashkëveprimit midis funksionalizmit, strukturalizmit dhe marksizmit (A. Giddensit); Çështje të kuptimit dhe aplikimit të sociometrisë së Xh. Morenos, apo të teorive mbi marrëdhëniet njerëzore, të konvergjencës etj., që luajtën rolin e tyre në reformimin e mendimit sociologjik dhe përmirësimin e imazhit të kapitalizmit, sidomos pas revoltave të rinisë dhe studentëve të 1968-s, që ndikuan në realizimin e reformave thelbësore dhe programeve me natyrë sociale në vendet kryesore të Perëndimit. Që në vështrimin e parë binte në sy që “shkenca borgjeze“ ishte kritike dhe në kërkim të ideve të reja, ndërsa tekstet tona të Materializmit historik me të cilët përgatiteshin studentët ishin të mbushur me analiza teorike të vjetruara, me citime nga “klasikët” dhe nga Enver Hoxha, që vazhdonte të thoshte se “revolucioni është një çështje e shtruar për zgjidhje kudo në Perëndim, kurse Shqipëria socialiste fanar ndriçues”! Madje edhe “studimet”, aq sa bëheshin e si bëheshin, duhej të “vërtetonin” e të mbështetnin në çdo gjë “vijën e partisë”. Imponimi i një ideologjie dhe i një filozofie, realisht e “vrau” filozofinë e mirëfilltë si histori shkollash e sistemesh filozofike pluraliste duke dogmatizuar gjithë jetën kulturore të vendit. Një frymë e tillë, sidomos në vende të vogla si Shqipëria, nuk mund të mos çonte, jo vetëm në izolim ekonomik e politik, por dhe në izolim kulturor në kuptimin më të gjerë të këtij koncepti. Intelektualët shqiptarë nuk kishin asnjë mundësi për të ndjekur pa autorizim të posaçëm e të kontrolluar me rreptësi zhvillimet e reja përmes revistave e botimeve të tjera të huaja. Duke u njohur me një realitet të ngjashëm me tonin, me atë të BS, intelektuali kritik dhe shkrimtari i njohur zviceran Max Frisch, do të shkruante: “Rrethanat sovjetike nuk guxon t’i kritikojë askush. Ata kritikën e njohin vetëm kundër perëndimit. Në rrethana të tilla, dhënia e një informacioni ndryshe, bie fjala për zhvillimet e reja në fushën e sociologjisë perëndimore, madje dhe për metodat konkrete, mund të pranohej vetëm në kontekstin e një kritike ndaj “teorive të sociologjisë borgjeze”. Prandaj cikli i leksioneve që fillova të zhvilloj me një kurs pasuniversitar në Shkollën e Lartë të Partisë (si më të imunizuar nga ndikimet e huaja), ishte i kësaj natyre dhe i shoqëruar me një pjesë të dytë që përfshinte njohuri për metodat dhe për disa sociologji konkrete, si për sociologjinë empirike, të punës, të arsimit, të njohjes, të urbanizimit etj. Po këtë kurs leksionesh, në vitet 1977-1982 e zhvillova edhe në degën e Filozofisë të Universitetit të Tiranës.
– A vazhdoi pa probleme futja e njohurive sociologjike në një formë të tillë kritike dhe a pati shtrirje në nivele të tjera të arsimit të lartë në Shqipëri?
– Fatkeqësisht, kjo praktikë, e ritheksoj, që më tepër ishte iniciativë personale sesa e institucionalizuar nuk vazhdoi gjatë. Me arrestimin e vëllait tim nën akuzën e pabazuar si “armik i popullit” në prill të vitit 1982, praktika e luftës së klasave, e “gërvishtjes së gjithë fisit” u shtri edhe mbi mua dhe natyrisht e pësoi edhe programi që unë zhvilloja për sociologjinë, i cili u ndërpre menjëherë. Madje, nga kolegë të mij në Shkollën e Partisë u bënë përpjekje që të zbulonin edhe tek unë “devijime borgjezo-revizioniste”, duke iu referuar posaçërisht kursit të leksioneve për sociologjinë. Madje, pati dhe propozime për internimin tim me gjithë familje. Praktika të tilla legjitimoheshin me logjikën e garantimit të vazhdimësisë së komunizmit dhe mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë nga “helmi borgjezo-revizionist”! Gjithsesi, në rastin konkret shpëtova nga më e keqja me që programi i kursit të posaçëm ishte i miratuar “nga lart”. Akuza e “kolegëve” u “vlerësua”, por u mjaftua me transferimin tim, me ndërprerjen e kursit të leksioneve dhe heqjen e të drejtës së botimit për pesë vjet.
– Histori prekëse, por me interes për të mësuar se ç‘ndodhi më tej, me ju dhe me pasionin për sociologjinë?
– Pati gjithsesi edhe një qasje të tretë, e cila ka të bëjë me institucionalizim të studimit të sociologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1987, gjë që ishte e lidhur me një frymë liberalizimi të jetës së vendit, sidomos të asaj akademike. Në këtë vit, kolegu më i ri F. Tarifa, bashkë me një grup studentësh kishte ndërmarrë një studim konkret sociologjik për rininë studentore. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me miratimin e dekanit Prof. Zija Xholi, u vendos që sociologjinë ta zhvillojmë si një disiplinë më të plotë akademike, duke bërë ndarjen: unë kursin teorik, kurse Fatosi njohjen e studentëve me metodat e metodikat e studimeve konkrete, gërshetuar me punën në terren. Realisht ky u bë hapi i parë i përgatitjes së “specialistëve” për fushën e sociologjisë. I inkurajuar nga ky zhvillim i ri dhe interesi në rritje që po tregohej për sociologjinë, mendova që mbi bazën e përvojës së fituar, të njohjes së problemit dhe një literature të gjerë të studiuar në vite, të përgatisja disertacionin dhe të mbroja gradën shkencore “Doktor i shkencave sociologjike” për profilin dhe nivelet e teorisë sociale, të cilën e realizova me sukses në vitin 1989. Vetë mbrojtja ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Universitetin, se u vlerësua si hap drejt institucionalizimit të sociologjisë. Ndërkohë edhe Vendimi i Komisionit të Posaçëm nënvizonte: “Nuk është pa interes të theksohet se disa nga rekomandimet e disertacionit kanë filluar të vihen në jetë në degën e filozofisë…”
– Besoj se kjo ka qenë dhe doktoratura e parë e mbrojtur për fushën e sociologjisë… edhe pse ju ishit pedagog i filozofisë. A vazhdoi të ndikojë pozitivisht “fryma liberale” që përmendët për të avancuar më me kurajo e në mënyrë masive lëvrimin e kësaj fushe?
– Në këtë kohë u duk qartë që ishin pjekur kushtet për të bërë një hop cilësor në fushën e sociologjisë dhe të studimeve sociologjike. Shoqëria e ndjente nevojën e ideve të reja. Niveli i mësimdhënies u rrit. Numri i specialistëve po ashtu. Një impuls pozitiv e nxitës ishte botimi i librit të Prof. H. Beqjes “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës e të kulturës” (1989). Pasuan mbrojtje të tjera disertacionesh, ndër të cilët veçoj atë të Dr. Lekë Sokoli (bashkëthemelues i Institutit të Sociologjisë, sot sociolog i mirënjohur dhe ish-President i Shoqatës Shqiptare sociologjike), që ishte një studim i mirëfilltë sociologjik për Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit me mbi 12 mijë punëtorë dhe që pata nderin ta udhëheq. Zhvillimet e reja politike të dy viteve më vonë që shënuan kalimin nga diktatura në demokraci do të sillnin hapa të tjerë vendimtarë në reformimin e degës së filozofisë, madje përmbysje në lëndë, në metoda dhe në përbërjen e stafit pedagogjik. Në këtë proces, gjithsesi e pësoi filozofia, e cila si për hakmarrje që i kishte “pushtuar” hapësirat sociologjisë filloi të etiketohet e të tkurret sepse gabimisht u njësua me ideologjinë komuniste, me marksizëm-leninizmin. Ndërkohë, duke u çliruar me të drejtë nga dogmatizmi komunist, gati u hoq dorë nga studimi i filozofisë dhe përgatitja e specialistëve për këtë fushë. U provua kështu edhe një herë se logjika e ndreqjes së një gabimi nuk kalon përmes bërjes së një gabimi tjetër!
– Edhe një pyetje të fundit Profesor. Ç’përfaqëson sot në 10-vjetorin e tij Instituti i Sociologjisë?
– Për të gjykuar rreth hopit sasior e cilësor që u bë edhe në Shqipëri për institucionalizimin e sociologjisë, do të mjaftonte një informacion i thjeshtë për Institutin e Sociologjisë, që bashkë me kolegët themeluam në fillim të nëntorit 2005. Ky institut ka mbi 240 anëtarë, prej të cilëve 38 anëtarë korrespondentë dhe 13 anëtarë nderi. Sociologët anëtarë të Institutit, kryesisht të rinj në moshë, janë të ndarë në 16 seksione tematike. Me iniciativën e tij, para tre vitesh u krijua edhe Forumi Sociologjik i Ballkanit. Veçse, e nënvizoj, se gjithçka është iniciativë e pasion për sociologjinë i një grupi studiuesish, sepse edhe në kushtet e demokracisë pluraliste, politika, partitë dhe institucionet shtetërore vazhdojnë si për inerci një lloj alergjie për sociologjinë, sepse me sa duket nuk u intereson realiteti ashtu siç është, por ashtu si ju duhet dhe u shërben atyre në luftën për pushtet. Në këto kushte, sociologjisë përsëri e përsëri i duhet të luftojë për ekzistencën e vet! Kurse ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë të japim kontributin tonë modest, siç tregoi edhe Konferenca shkencore sociologjike që u zhvillua në Prishtinë disa ditë më parë. Aty morën pjesë mbi 200 studiues, jo vetëm nga bota shqiptare, por dhe nga Franca, Gjermania, Spanja, Italia, SHBA, Turqia, Polonia, Bullgaria, Greqia, Suedia, Rusia, Argjentina, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Etiopia etj.

KUSH DITI E KULLANDRITI.
servet pellumbi nje komunst 38 karat, me origjine familjesh qe kane gjurme ne vrasjen e intelektualeve shqiptare kur i urdheronte paranojaku, ka tere jeten brenda kulles te fildishte te politikes alla shqitarce,ne tranzicion superpasanik me bizneset e tij,perfituar nga pozita,tani ne fole pellumbash kryesoka institutin e sociologjise.
servoja ndryshon nga leshkot e tjere,nuk e perkedhel shume komunimin, ja piu lengun 50 vite,tani po pi lengun,shampanjat,veren, e tranzicionit, tre kritika diktatures, pese lavderrime demonkracise, nderkohe roga i vazhdon,kostumet i ndron,biznesi familjaro personal ritet ne miliarda, keshtu e lente thote servoja.Sa per oratorira te bukura e ka merak vete.Modeli tipik i sentences, kush diti e kullandriti ne allbanistan eshte servoja.Mishin e poqi,hellin s’e dogji.
Mire e ke po lexo idjotin qe vjen pas, “shqiptarin”…pse smund te ecim do perpara…
Ka qene,eshte e do te mbetet nje nga kokat me te mencura te Shqiperise moderne.Fatkesishte,si gjithmone,politika shqiptare nuk e ka vlersuar mendjen shkencore por ka rendur pas terorise se sundimit mbi gjithcka e per kedo.
Ka shume vende demokratike ne bote ku Kryetaret e shteteve mbajne pran koka te socjologjise nga ku marrin keshilla e sygjerime.Ne shqiptaret i blejme nga jashte per tu rene shkurtr gabimeve qe bejme ne drejtimin e shtetit.Nuk behet fjale kur drejtei i shtetit eshte vegel e te huajve.Keto ndodhin ne vendet kur demokracia lufton per tu cliruara nga diktatura.
Tek ne keto ,qe shpjegon ne kete interviste Poferor Pellumbi, jo vete qe smerren ne konsiderate ,por ne mugese te njohjes ,i themi shkurte.Po na jep mend ky qe ka qene komuniste.Nje injorance e pushtetezuar qe i pret mundesin mendimit shkencor.Teoria e me siperme nxorri dhe po mban penge klasen intelektuale shqiptare qe sot ska asnje kontribut ne perparimin e vendit.Politike shqiptare sot i vlejne me shume mbushesat e topit te komandur nga kreret e partive.Po kush jane keta mbushesa.Pjesa me kriminale dhe e korruptuar e shoqerise te paisur me diplloma false nga Universitete jo prestigjoze.Jo as te mos presim qe ceshtjet e nje shoqerie te emancipohen te marrin zhvillim nga njerez te rendomte .
Kete interviste shkencore te perpiqen ta kuptojne e ta marrin ne konsiderate klasa politike e ne vecanti ajo qe sot drejton.Koha e gomer…. ka perenuar qysh ne shekullin e kaluar.Sot lufta behet kush te shfrytezoje trurin e jo qenjet inferiore.
AH,MORE SERVET ‘KATOVICA’,
Ti nga Marksizmi di aqe sa di edhe Sali Rama dhe ske si ta dish se teorija marksiste tek ne as 30 perqind nuk u perkthye dhe ajo u perkthye keq e interpretua keq nga ca si puna jote ne sherbim te atyre qe quheshin mender ‘komuniste’!
Pse nuk e ke thene asnjehere qe ne kete vend ashtu si ne tere vendet e lindjes nuk u vendos e nuk kish si te vendosej ‘sistemi komunist’?Je idjot apo ke frike!?
Pse nuk e thua qe ne ‘sistemin komunist’ si e kish analizuar mendimi marksist,humbte funksioni i shtetit e motoja do ish:’Te punosh sipas mundesive e te maresh sipas nevojes’—Je idjot apo e ke zbatuar se prapi per vehte kete thenje:’Te vjedhesh per 7 breza e mos punosh fare’?
PSE NUK I THUA BREZIT TE RI SI KINI ABUZUAR TERE JETEN ME SHPREHJEN MARKSISTE:’E drejta borgjeze pa borgjezine’ para e pas ’90-je idjot apo antishqipetar!
Pse nuk i thua Rinise qe je agjent i sherbime sekrete perderi sa ky vend u shkaterrua nen regjine BEOGRAD-BIBERAJ-BERISHA nen propoganden e ‘zerit te Ameriqise’ ndersa ti si kujsling mbas 25 vjetesh hajduteri ju thua shqipetareve qe ‘fajin e ka ‘Katovica’ nje fshat i Polonise-Je idjot apo antishqipetar apo e mban vehten te deklasuar se ke qene krahu i djathte i FAiqirete Shehut kur vellai yt Lirim Pellumbi si kryetar i deges se Durresit bente kerdine ne njerez te pa fajshem me ‘agjitacionin e propoganden’!
Profesor puna matet me rezultate. Lind pyetja, Instituti i Socologjise tuaj, qe perfaqsoni, sa ka ndikuar per mire ne kete shoqeri shqiptare tmerresisht te degjeneruar?
Jooooo!
Puna matet me pare,leke,Euro….
Pellumbi fluturon mbi florinj…!
Pellumbi ka 45 vjete qe I bie fyellit me nje vrime. Kur ndryshojne sistemet Servetua ndryshone kostumin ne ngjyre dhe model. Kur ndryshojne qeverite Servetua ndrushone diametrin evrimes se fyellit… Po perseri aty I bje. Ik or xhaje se na neverite, te gjeti si ajo shprehja “Fshati digjet, kurva krihet….” Shqiptaret nuk kane buke nje magje, ti na ben marksizma e leninizma, na kthehesh 200 vjete mbrapa me alibira….
O zoteri, sociologjia nuk eshte shkenca por hipokrizi, jorgani I hajduteve dhe krimineleve; catia e llafazaneve e dembeleve. Mos haroni po implantohet jeta ne planet tjeter, Dhe kjo eshte shkence…e Jo ALIBITE e tua mor pellumb qe nuk leshoje krahe kure, Po si per codi qelbe dynjane me eren e glases tende…
Gjynah qe ka vuajtur ish profesori.