Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Prokurorët dhe gjykatësit shqiptarë janë mizorë dhe si çdo mizor që ka ditën e gjykimit, edhe për këta duhet të vijë një ditë të dalin para drejtësisë. Populli është me lak në fyt. Është dita e kiametit për popullin e thjeshtë, nga arroganca e kësaj prokurorie dhe gjykate të dhunshme dhe shumë të egër për popullin e thjeshtë që nuk ndalet në rrugën e saj të krimit. Thonë të gjithë që ka korrupsion, por nuk na thonë, sa shitet dhe blihet një çështje penale?! Kjo është e vërteta. Sa gjyqtarë apo prokurorë janë dërguar në burg në 24 vjet? Asnjë. Po të vësh në peshore krimet ndërmjet të burgosurve të sotëm, dhe në anën tjetër prokurorët dhe gjykatësit, më rënd do peshojnë krimet e këtyre monstrave të drejtësisë.
