Zbulohen emrat e 55 futbollistëve që do të rivalizojnë mes tyre për qenë pjesë e 11-shes më të mirë të vitit. Ishte vetë institucioni më i lartë i futbollit Botëror që në faqen e tij zyrtare bëri të ditur 55 kandidaturat për çmimin “FIFA FIFPro World XI 2015”.
Përfaqësueset që kanë më shumë futbollistë në këtë listë janë Gjermania dhe Spanja me nga 6 lojtarë ndërsa pas tyre pozicionohen Italia dhe Argjentina me 4. Futbollistët e përzgjedhur luajnë në 14 klube të ndryshme me La Ligan dhe Premier Leaguen që janë kampionatet më të përfaqësuara.
Plot 12 lojtarë ndër 55 kandidaturat e përzgjedhura për formacionin më të mirë të vitit luajnë me Realin e Madridit. 11 lojtarë i përkasin Bayernit ndërsa 10 futbollistë janë pjesë e Barcelonës.
11-shi më e mirë e vitit 2015-të do të përzgjidhet prej votave të rreth 25 mijë futbollistëve profesionistë nga 70 vende të ndryshme të Botës. Formacioni i vitit i cili do të zbulohet në mbrëmjen gala të Topit të Artë që do të mbahet në 11 Janar të 2016-s në Zyrih, përveç portierit do të përbëhet nga 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues.
Për një vend në katërkëndëshin e portës do të garojnë mes tyre, emra të tillë si Buffon, Casillas, Neuer, De Gea e Keylor Navas.
Përsa i përket mbrojtësve emrat më të rëndësishëm që janë përzgjedhur janë atë të David Alaba, Jerome Boateng, Dani Alves, David Luiz, Mats Hummels, Sergio Ramos, Thiago Silva, Diego Godin etj.
Në mesfushë spikasin James Rodriguez, Andres Iniesta, Andrea Pirlo, Yaya Toure, Arturo Vidal, Luka Modric apo Ivan Raktic.
Të shumë janë yjet e përzgjedhur edhe në repartin e avancuar me Cristiano Ronaldon, Lionel Messin e Zlatan Ibrahimovic e Robert Lewandowskin që qëndrojnë në krye të listës.

Manuel Neuer super-star i futbollit modern edhe portier edhe mbrojtes i lire. Spikat duke ndritur mes yjeve si vete ylli qe ka ne dore.
nojeri eshte me idioti se e degjeneroi messi ne ch-league .
ai eshte nje mendjelli dhe fodull.
bufoni eshte legjendar .
hani i leshit- Neuer eshte KAMPION BOTE. Ne finale Messi nuk gjuajti nje top ne porte. 13 Korrik – 2014 finale Boterori Neuer-1 dhe Messi-0.