GALERI FOTOSH/ Njihuni me Dubain e Afrikës

Saimir Lleshi
D81YHP The shores of the Red sea near Djibouti port during a beautiful sunsetb

Xhibuti është një nga shtetet më të vogla dhe pak të njohura në Afrikë. Ai kufizohet me Etiopinë, Somalinë dhe Eritrenë.

Megjithatë, ai ka një ëndërr; të bëhet i suksesshëm si Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky shtet është një oazë paqeje në Afrikën e “njollosur” nga luftëra, pirateri në det, etj.

I ndodhur në një pozicion të privilegjuar, e ka bërë këtë shtet një vend për “lojëra të veçanta” ushtarake.

Atje ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Afrikë. Rreth 53 mijë persona e vizitojnë këtë vend çdo vit. Por, në dy dekadat e ardhshme, ai synon të bëhet si Dubai për sa i përket zhvillimit.

Vendi është i papërshtatshëm për zhvillimin bujqësor, por i ndodhur në afërsi të Gjirit Aden, me trafik të lartë detar në botë, i sjell shumë avantazhe.

Plot 14 projekte infrastrukturore me një vlerë 14 bilion dollarësh, do të bëjë të mundur ndërtimin e një sërë veprash të mëdha infrastrukturore. Aeroporti i ri do të ketë kapacitet për të përballuar 30 herë më shumë fluksin aktual të vizitorëve.

Ajo që ka Xhibuti nuk ka Dubai

Bëhet fjalë për burimet e gjera natyrore, gjeologjike, detare dhe kulturore. Për shembull, ky shtet ka 324 km vijë bregdetare dhe ka dalje në Detin e Kuq. Ka edhe dy ishuj natyror të veçantë, në njërin prej të cilit jetojnë vetëm 20 banorë.

Ishujt janë të famshëm për koralet dhe rizoforet, ndërsa plazhet janë me rërë të bardhë. Në njërin prej ishujve po ndërtohet një hotel luksoz. Së pari, turistët do të vijnë nga Etiopia fqinje që nuk ka dalje në det.

Ka edhe një liqen të famshëm i quajtur Assal, i cili është pika e tretë më e ulët e tokës, me 155 metra nën nivelin e detit. Liqeni është më i ulët se Deti i Vdekur dhe ka një përqendrim të lartë të kripës.

Ata që do të bëjnë një udhëtim këtu do të shohin një kaleidoskop ngjyrash në ujë, në sajë të biodiversitetit natyror. Këtu gjenden: algat e gjelbra, ato kafe, mineralet si dhe kripa e bardhë, e reflektimi i diellit krijojnë një spektër të gjerë ngjyrash.

Një liqen tjetër i famshëm është edhe ai Abe, dy të tretat e të cilit shtrihen në Etiopi. Liqeni është i kripur dhe ka tre lloj kore toke, pllaka somalezë, arabe dhe nubian (vend në Afrikë)

Kjo mrekulli gjeologjike, i rrethuar nga vullkanet e zhdukura dhe agresive, mendohet se ka shkaktuar ndarjen e Afrikës nga kontinentet tjera rreth 10 milionë vjet më parë. /S.Ll/Dita/

 

B457J6 Lac Abbe, Djibouti. Image shot 2007. Exact date unknown.

B585NY The desolate landscape of Lac Abbe, dotted with limestone chimneys, Djibouti, Africa

D81YHP The shores of the Red sea near Djibouti port during a beautiful sunsetb

DA64KR Lake, Assal, -155m, deepest point, Africa, mountain, mountains, scenery, landscape, Djibouti, scenery, landscape,

B459B5 The Bay of Ghoubbet, Djibouti. Image shot 2007. Exact date unknown.

B451MK Lac Assal, Djibouti. Image shot 2007. Exact date unknown.

D2219G Friendship, Obock, Djibouti

BX76MG Local Afar children with their sheep, Lac Abbe (Lake Abhe Bad) with its chimneys, Republic of Djibouti, Africa

p038g47l

TO GO WITH STORY BY KARIM LEBHOUR This picture taken on May 5, 2015 shows work in progress on the new railway tracks linking Djibouti with Addis Ababa. The leaders of Djibouti and Ethiopia will oversee the completion of a railway linking their two capitals on June 11, with the ambition that the link might eventually extend across the continent to West Africa. AFP PHOTO/Carl de Souza (Photo credit should read CARL DE SOUZA/AFP/Getty Images)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *